RRETH NESH

Helidon Rruga

Xhiro e biznesit 2017:  13,5 milionë EURO
Ndryshimi % 17/16:  15%
Numri i punonjësve:  150
Vendndodhja:  Durrës

Kompania “Koral Fish” njohu gjatë vitit 2016 një kapërcim sasior në aktivitetin e saj. Pasi xhiro e kompanisë u rrit me një ritëm prej 90 përqind krahasuar me një vit më parë, një ritëm rritje ky i pazakontë për të gjitha kompanitë e tjera shqiptare. E verifikuar cdo vit si një kompani e suksesshme në sektorin e përpunimit të peshkut, “Koral Fish” ka njohur cdo vit rritje të akivitetit të saj, mirëpo ajo cfarë përjetoi gjatë vitit 2016 ishte një “saldim” i aktivitetit të kompanisë në një tjetër nivel. Edhe gjatë vitit 2017, kompania njohu sërish rritje, duke vazhduar kështu të përforcojë fizionominë e saj si një kompani lider e sektorit përkatës. Janë me dhjetra kompani që kanë këtë natyrë aktiviteti, janë më dhjetra subjekte që argument të biznesit të tyre kanë produktet e detit, mirëpo “Koral Fish” ka arritur të krijojë një distancë të madhe me to. Sepse aktiviteti i saj është thuajse me cikël të mbyllur në këtë sektor. Kompania ka flotën e saj nëpërmjet së cilës siguron lëndën e parë për përpunim, por që sigurisht nuk përbën të gjithë sasinë që ajo përpunon në vit, pasi një pjesë e mirë e lëndës së parë vjen edhe nga importi. Kompania ka gjithashtu kapacitete të mjaftueshme për përpunim, duke respektuar të gjitha normativat e Bashkimit Europia. Si një kompani eksportuese, si një kompani, e cila aktivitetin e saj e realizon me partner europianë të saj, kryesisht në tregun Italian, është e kuptueshme se standartet që ajo plotëson e realizon janë të nivelit më të lartë. Të jesh partner i kompanive të konsoliduara italiane prej kaq e kaq vitesh, të rriësësh në mënyrë graduale dhe sistematike aktivitetin nga njëri vit në tjetrin, kjo tregon për një status të për fi tuar e të merituar pikërisht nga puna me standarte të larta, nga përkushtimi e dedikimi ndaj biznesit që drejton. Ashtu sic vepron Administratori i Përgjithshëm i “Koral Fish”-it, Helidon Rruga. Të operoh me sukses të vazhdueshëm prej afro 24 vitesh e të jesh lider i padiskutueshëm i tregut kjo tregon se kemi të bëjmë me nje biznes të menaxhuar shkëlqyeshëm.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

SHPETIM LUKU/ Së shpejti AIWAYS U6, “Tesla e Mynihut”

Pasi arriti të fusë në tregun shqiptar Aiwais U 5, kompania e mirënjohur e tregtimit të automjeteve “Classic Tirana” është në pritje edhe të sasive të para të Aiways U6, duke zgjeruar në këtë...

2022

Agro Blend

Xhiro e biznesit 2021: 50 milion EURO Ndryshimi në % 21/20: +30 Numri i punonjësve: 280 Vendndodhja: Vorë, Tiranë Për kompaninë “Agro blend”, viti 2021 ishte një vit gjatë së cilit ajo performoi në mënyrë...

2023

Etleva Laro

Administratore e Përgjithshme e kompanive Prodyn dhe EFA Solution Xhiro e biznesit 2022: 26 milionë euro Ndryshimi në % 22/21: +40 Numri i punonjësve: 1010 Vendndodhja: Tiranë Kur hipermarketi Praktiker, i vendosur përbri urës së...