Xhiro e biznesit 2021: 50 milion EURO
Ndryshimi në % 21/20: +30
Numri i punonjësve: 280
Vendndodhja: Vorë, Tiranë

Për kompaninë “Agro blend”, viti 2021 ishte një vit gjatë së cilit ajo performoi në mënyrë shumë të mirë. Madje, aq të mirë sa me plot siguri mund të themi se rezultatet e arritura nga kjo kompani vitin e kaluar ishin më të mirat e arritura ndonjëherë. Në tregues sasiorë e cilësorë. Kështu, kompania regjistroi një volum të përgjithshëm aktiviteti në vlerë në nivelin e 50 milionë eurove. Krahasuar me vitin paraardhës rritja ishte më shumë se sa 40 për qind. Por ky tregues i përmirësuar. Që tregon për shtim të volumit të shitjeve të kompanisë, nuk do të kishte shumë vlerë, po qe se treguesi i fitimit do të ishte në vend numëro, apo për më tepër, i përkeqësuar. E vërteta është se edhe fitimi i kompanisë ka ndjekur trendin rritës, duke “kërcyer” në nivelin e 414 milionë lekëve, ndërkohë që një vit më parë ai ishte rreth 385 milionë lekë. Por ajo që është edhe më e rëndësishme ka të bëjë me totalin e tatimeve e të takave të paguara nga kompania gjatë vitit 2021, shumë kjo që gjithashtu ka ardhur në rritje.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2023

Asllan Baraj

Drejtor i Përgjithshëm i Kombinatit të Qeramikës, “KID-ALB” Xhiro e biznesit 2022: 13 milionë euro Ndryshimi në % 22/21: +40 Numri i punonjësve: 100 Vendndodhja: Maminas, Durrës Viti 2022 ishte një vit që solli mjaft...

2019

Helidon Rruga

Xhiro e biznesit 2018: 17 milionë EURO Ndryshimi në % 18/17: 12% Numri i punonjësve: 500 Vendndodhja: Durrës Perpara 2- 3 viteve, “Koral Fish” zgjeroi kapacitetet përpunuese të saj, nëpërmjet stabilimentit që u ngrit në...

Uncategorized

SHPËTIM LUKU/Dhe garën e supermarketeve e fitoooon…CONAD

Të qarkullosh miliona për të fituar qindarka. Po qe se do të duhej të përshkruanim me një fjali atë që ka ndodhur gjatë vitit 2023 me rrjetet e supermarketeve në Shqipëri do të ishte pikërisht...