RRETH NESH

Asllan Baraj


Drejtor i Përgjithshëm i Kombinatit të Qeramikës, “KID-ALB”

Xhiro e biznesit 2022: 13 milionë euro

Ndryshimi në % 22/21: +40

Numri i punonjësve: 100

Vendndodhja: Maminas, Durrës

Viti 2022 ishte një vit që solli mjaft problematika për biznesin shqiptar. Pushtimi i Ukrainës bëri që cmimet e energjisë elektrikë të pësojnë një rritje shumë të fortë, cka solli një situatë të re për biznesin shqiptar në tërësi. Edhe për atë të prodhimit të tullave pa dyshim. Mirëpo cilësitë e kapitenëve të anijeve dalin në pah në det të trazuar. Dhe ajo që tregojnë numrat e kompanisë “Kid –Alb” është pikërisht një histori e shkëlqyer menaxhimi në rrethana tërësisht të reja. Të paprovuara më parë. Aktiviteti i kompanisë si volum u rrit në mbi 13 milionë euro, gjatë vitit 2022, nga 9 milionë euro që kishte qenë një vit më parë. Rritja pra është e ndjeshme, por sikurse është e kuptueshme, rritja e xhiros së kompanisë, përvec rritjes së sasisë së produktit të shitur, ka ardhur edhe si efekt i rritjes së cmimeve. Por pikërisht nevoja dhe detyrimi për të rritur cmimet si refleks i rritjeve të kostove ishte shqetësimi kryesori kompanisë. Si do të reflektohej kjo tek konsumatori ishte edhe pikëpyetja më e madhe.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


 

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2018

Filip Gjoka

Emri i kompanisë: “Filipi Co” Xhiro e biznesit 2017: 3,2 milionë euro Numri i punonjësve: – Vendndodhja: Laç Ekzistenca e mbi 24 kompanive në grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e bimëve mjekësore bën që ky sektor...

Uncategorized

SHPETIM LUKU/“Yura Corporation Albania” katërfishon aktivitetin e saj

  Për një vend me nivel jo të lartë zhvillimi, me probleme ekonomiko-sociale, sikundër është Shqipëria, investimet e huaja në përgjithësi e sidomos ato direktet janë një ilac i mirë për ti reduktuar këto probleme....

2023

Nikolin Lleshi

President i kompanisë ALBA SHOES GROUP Emri i kompanisë: ALBA SHOES GROUP & TNA Xhiro e biznesit 2022: 12.2 mln EURO Numri i punonjësve: 1100 Vendndodhja: Laç, Kamëz, Vlorë Sot komoditeti i këpucëve nuk është...