RRETH NESH

Filip Gjoka

Emri i kompanisë:  “Filipi Co”
Xhiro e biznesit 2017:  3,2 milionë euro
Numri i punonjësve:  
Vendndodhja:  Laç

Ekzistenca e mbi 24 kompanive në grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e bimëve mjekësore bën që ky sektor të mos i shpëtojë fizionomisë që kanë edhe sektorët e tjerë të biznesit në Shqipëri. Pra një mbipopullim me subjekte, por edhe një diferencim i madh mes kompanive që kanë realisht aktivitet nga ato që vazhdojnë të mbahen “me thonj” si i thonë fjalës. Vetëm 4-5 kompani nga i gjithë totali arrijnë të kryejnë afro 80 për qind të totalit të punës në këtë sektor dhe kjo tregon qartë hendekun e krijuar mes subjekteve. Sigurisht që edhe ky aktivitet ka liderin e saj. Dhe ajo është kompania “Filipi Co”. Ky nuk është një konkluzion apriori, nuk është as ndonjë përfundim i bazuar në perceptime, të cilat mund të jenë edhe të gënjeshtërta si rrjedhojë e vizivibilitetit apo pranisë në media të njërit apo tjetrit drejtues. Jo, këtë e tregton dhe e “certifikon” më së miri treguesi i eksportit. Janë rreth 5 kompani të fushës që bëjnë pjesë në listën e 100 kompanive eksportuese më të mëdha të Shqipërisë për vitin 2017 dhe Filipi Co është kompania që ka vlerën e eksportit më të lartë ndër kompanitë e tjera simotra dhe konkurente të saj. Me afro 443 milionë lekë të reja eksport, kjo kompani renditet e para ndër kompanitë që ushtrojnë të njëjtin aktivitet me të, dhe e 49-ta ndër 100 kompanitë eksportuese më të mëdha. Volumi i eksportit është thuajse në të njëjta nivele sikurse një vit më parë, ndërkohë që në krahasim me vjet, kompania ka humbur 7 vende në këtë renditje, teksa vjet renditej e 42-ta. Është e qartë pra, se Filipi Co është një histori e mirëfilltë suksesi afatgjatë. Një sukses që ka filluar rrugëtimin e tij më 25 korrik të vitit 1991 si një kompani e specializuar në mbledhjen, përpunimin e bimëve medicinale dhe aromatike , pergatitjen e tyre për eksport në tregun Europian dhe atë Amerikan. Në vitin 1993 kompania nënshkroi kontratën e parë me firmën Amerikane AA Sayia, por sot ka arritur të vendosë marrëdhënie me më shume se 57 kom- pani në Europë dhe Amerikë. Në po të njëjtin vit kompania do të vlerësohej për shkak të kontributit të dhënë në rivendosjen e marrëdhënieve tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2021

Kompania “Alumil Albania”

Emri i kompanisë: Alumil Albania Xhiro e biznesit 2020: 16.4 milionë euro Numri i punonjësve: 210 Vendndodhja: Tiranë Pandemia e Covid 19 krijoi një situatë të vështirë për të gjithë biznesin shqiptar. Sidomos 3 muajt...

Aktualitet

Europa gjelbërohet, industria shqiptare “karbonizohet”

CBMA dhe rreziku që industria shqiptare të humbasë tregun europian Albsteel është një kompani shqiptare lider në tregun e prodhimit të profileve tubolare. Ka prej shumë vitesh statusin e liderit dhe po ashtu, në mënyrë...

Uncategorized

Elektriciteti, karburanti më i ri për makinat

Makinat elektrike, zgjidhja më e mirë për ambientin dhe buxhetin Shpëtim Luku Pak kohë më parë Porsche Albania dorëzoi një stok prej 11 makinash elektrike për policinë e Tiranës, çka e ktheu atë kompaninë e...