RRETH NESH

Adrian Bardhi

Emri i kompanisë:  AD. Pascucci Caffe shpk
Xhiro e biznesit 2017:  4,5 milionë euro
Numri i punonjësve:  80
Vendndodhja:  Durrës

Çdo person i rritur në moshë e ndjen gjatë ditës nevojën e konsumimit të një apo dy filxhanëve me kafe. Sapo ulemi në një bar, porosia e parë që bëjmë është një kafe apo një ekspres. Se e cfarë lloji është kafeja që do të vijë kjo është cështje fati që ka të bëjë me partneritetin që ka ndërtuar lokali me kompaninë distributore të kafesë. Sepse e vërteta është se në Shqipëri distribuohen dhe konsumohen lloje të shumta dhe të ndryshme të kafesë. Dhe është e vështirë që vetëm me percpetime vizuale, vetëm me tabelat apo reklamat e tyre të konkludosh me ekzaktësi e pa gabueshmëri se cila kafe është më e preferuar apo më e përhapur. Megjithatë e ka një mënyrë për ta vlerësuar se cili disdtributor ka qenë më i suksesshëm gjatë vitit 2017. Ato janë statistikat që tregojnë performancën e kompanive gjatë vitit të kaluar. Dhe kompania më e sukseshme në këtë treg e në këtë sektor është AD Pascucci Caffé, me pronar dhe Administrator, Ardian Bardhi. Gjatë vitit 2017, Ad. Pascucci Caffé është e vetmja kompani e sektorit të saj që arrin të listohet ndër 200 kompanitë më të suksesshme të shqiptare, bazuar në fitimin e siguruar gjatë vitit 2017. Konkretisht, janë afro 1 milionë euro fitim i siguruar nga kjo kompani, një tregues ky që e rendit kompaninë në vendin e 183, ndër 200 kompanitë me fitimin më të madh në Shqipëri. E përderisa askush tjetër nga konkurentët e AD. Pascucci Caffé nuk arrin të jetë afër këtij treguesi, por janë shumë më poshtë, atëhere kjo do të thotë se kjo kompani e ka fituar garën me kompanitë e tjera.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Aktualitet

Luis Ndreka, të trashëgosh sakrificën, të ndërtosh të ardhmen!

  Antoneta Ndreka, bashkëthemeluesja e kompanisë LUFRA tregonte dikur se dy fëmijëve të saj, Luisit dhe Francit, ia kishin bërë të qartë se nuk i kishin lënë trashëgim pasuri, por një kompani që kërkonte punë...

Uncategorized

Paradoksi i Kukësit, qarku më i varfër, por me biznesmenët më të mëdhenj

Qarku i Kukësit është më i varfëri në Shqipëri. Dhe kjo nuk është cështje perceptimi. Pasi pasuritë e shumta natyrore që ndodhen në këtë qark si mineralet, pyjet, hidrocentrali, liqeni, Alpet apo edhe pozicioni kufitar...

Uncategorized

Eksporti si sfidë reale e biznesmenit shqiptar

  Disa shembuj suksesi dhe “receta” që japin ato   Shpëtim Luku Në Shqipëri, si rrjedhojë e polarizimit të skajshëm social ka një kategori njerëzish që kanë shuma kolosale parash. Këta janë edhe biznesmenë realë,...