RRETH NESH

Marin Gjonaj


Emri i kompanisë: Info-Telecom, ENER TRADE, ProMarketing

Xhiro e biznesit 2022: 760 milion EURO (të tre kompanitë)

Numri i punonjësve: 200

Vendndodhja: Tiranë

Gjonaj Group” është një bashkësi kompanish, ku më të rëndësishmet prej tyre janë Info-Telecom, ENER TRADE dhe Promarketing. Natyrisht, Info- Telekomi është ajo që i ka paraprirë krijimit të grupit. Sepse, me sukseset e njëpasnjëshme që nga viti 2009 kur është krijuar e në vazhdim, ajo ka ndihmuar në krijimin e rrthanave të nevojshme, në krijimin e atmosferës së duhur, të rritjes së entuziazmit tek krijuesi i saj, Marin Gjonaj, që ai ti futet edhe sipërmarrjeve të tjera. Sikurse ka ndodhur realisht gjatë këtyre viteve. Vërtet Info- Telecom ka rrokur sukses vit pas viti, por ajo performancë që ka regjistruar gjatë vitit 2022 është kulminantja e saj përgjatë 13 viteve aktivitet. Këtë e konfirmojnë edhe shifrat. Me 46 miliarde lekë xhiro Info-Telecom ishte kompania numur 6 sa i takon madhesise se biznesit, me një rritje prej 10 miliarde lekë krahasuar me vitin paraardhës. I mbarë ka qenë viti 2022 edhe sa i takon përfitueshmërisë së kompanisë. Mbi 1.2 miliardë lekët fitim i siguruar para tatimit, i garantuan kompanisë vendin e 27, ndër 200 kompanitë më të suksesshme shqiptare. Edhe dinamika e rritjes së fitimit nga viti paraardhës është impresionuese sepse janë rreth 460 milionë lekë më shumë fitim.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


 

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2022

Kompania Teuta Durrës

Emri i kompanisë: Teuta Durrës Të ardhurat bruto 2021: 20 milionë EURO Numri i punonjësve: 170 Vendndodhja: Durrës E themeluar në vitin 1994, shoqëria “Teuta Durrës”, operon në dy sektorë kryesor: paketimin dhe shpërndarjen e...

2023

Besnik Bami

CEO i Bami Holding Xhiro e biznesit 2022: 17 milionë euro Ndryshimi në % 22/21: +22 Numri i punonjësve: 264 Vendndodhja: Tiranë Ka si qëllim kryesor për të ofruar produkte dhe shërbime cilësore dhe të...

Uncategorized

Sa përgjegjës është biznesi shqiptar për emigrimin?

  Shpëtim Luku Refreni më i shpeshtë që degjoj në takimet e mia me biznesmenë të ndryshëm është ankesa e tyre për mungesë të fuqisë punëtore, e sidomos të punëtorëve të kualifikuar. Dhe shumica e...