Xhiro e biznesit 2021: 55 milion EURO
Ndryshimi në % 21/20: +12
Numri i punonjësve: 500
Vendndodhja: Tiranë, Krujë

Që prej vitit 1992, vit kur biznesmeni i mirënjohur Luan Leka themeloi kom- paninë e parë të tij EHW, ai duket se ka bërë një “betim” për të ndërtuar një aleancë besnike me konasumatorët e thjeshtë. Sepse E.H.W lindi si nevojë për të përmbushur nevo- jat e tyre me produkte të përpunuara mishi. Në Shqipërinë e viteve para -90-ës ishte krijuar një traditë në industrinë e prodhimit të sallameve, por ngjarjet që filluan në vitet 90-91 sollën shkatërrimin e këtyre ndërmarrjeve. Luan Leka nuk la të kalonte shumë kohë dhe duke ndërtuar kompaninë EHW shënoi njëherazi edhe procesin e rindërtimit të kësaj industrie. Sepse pas tij u ngritën edhe një sërë kompanish të reja me këtë natyrë biznesi. Se sa të drejtë ka patur atëhere ai, kur mes ideve të pafundme të biznesit, zgjodhi të ndërtojë një fabrikë të prodhimit të sallameve këtë e tregon e gjithë historia e mëpasme. E cila është një histori suksesi në kuptimin më të plotë të kësaj fjale.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Avni Ponari, kur ideja është malli më i vlefshëm në botë

    Shpetim Luku “ Kur nuk kisha para të mjaftueshme, u ula të mendoja dhe nuk vrapova për të fituar para. Një ide është malli më i vlefshëm në botë”. Ai që e thotë...

Biznesmenet

SELIM SEVGEN & JONGJIAN XU

Drejtorë të Përgjithshëm të kompanisë BERALB sh a Emri i kompanisë: Beralb sh.a. Të ardhurat bruto 2014: 15 milionë EURO Numri i punonjësve: 430 Vendndodhja: Pukë Viti 2014 nuk mund të quhet një vit i...

2022

Julian Bërxulli

Emri i kompanisë: AMBRA Xhiro e biznesit 2021: 3 milion EURO Numri i punonjësve: 400 Vendndodhja: Durrës Disa kompani kanë një natyrë të tillë aktiviteti, ku pika e saj më e fortë është impakti social...