RRETH NESH

Helidon Rruga

Xhiro e biznesit 2018: 17 milionë EURO
Ndryshimi në % 18/17: 12%
Numri i punonjësve: 500
Vendndodhja: Durrës

Perpara 2- 3 viteve, “Koral Fish” zgjeroi kapacitetet përpunuese të saj, nëpërmjet stabilimentit që u ngrit në qytetin e Kavajës. Ky investim hapi një perspektivë të re punësimi për banorët e zonës, pasi oferta e punës ishte për qindra punonjës. Përvec kësaj, shtimi i kapaciteteve përpunuese të kompanisë “Koral Fish” krijoi mundësinë që kompania të rritej akoma më tepër nga njëri vit në tjettin. Për të arritur kulmin e saj, në vitin 2018, ku u regjistrua padyshim, performanca më e mirë e kompanisë në 25 vite të aktivitetit të saj. Kjo performancë është e konkretizuar të paktën në 4 tregues domethënës për veprimtarinë e një kompanie. Së pari, në xhiron e realizuar. Ajo që u shënua gjatë vitit 2018, ishte xhiro më e madhe e realizuar ndonjëherë nga kjo kompani. Një volum prej 2.1 miliardë leësh, ose afro 17 milionë euro nuk është arritur ndonjëherë prej saj dhe I krahasuar me vitin paraardhës, rritja ishte rreth 12 për qind. “Koral Fish” u rendit në vendin e 144 midis kompanive më të mëdha shqiptare.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Faik Curri, biznesmeni që nuk e ka njohur kurrë kredinë dhe borxhin

Nga Shpetim Luku Faik Curri është një nga biznesmenët më të hershëm shqiptar. Me kompaninë e themeluar që në vitin 1992, ai është jo vetëm një biznesmen që e ka ushtruar për një kohë të...

Uncategorized

Tërmeti nuk i trembi shqiptarët prej vërteti

  Shpetim Luku Kompania e sigurimeve “Sigal” kishte marrë para pak kohësh inciativën e një spoti të ri publicitar, me qëllim sensibilizimin e qytetarëve mbi nevojën e sigurimit të pronës e të pasurisë së tyre....

Biznesmenet

ADI HAXHIYMERI

Administrator i Përgjithshëm i Kompanisë ” Bloja sh.a.” dhe “Prima” Të ardhurat bruto 2014: 13 milionë EURO Ndryshimi në % 14/13: +10 Numri i punonjësve: 73 Vendndodhja: Tiranë Gjatë vitit 2014, Adi Haxhiymeri ka qenë...