RRETH NESH

Kompania “Ama Recycling”

Xhiro e biznesit 2018: 16 milionë EURO
Ndryshimi në % 18/17: +5
Numri i punonjësve: 50
Vendndodhja: Tiranë

Viti 2018 ka qenë një vit shumë i vështirë e problematik për ato subjekte që e kanë të orientuar aktivitetin e tyre nga eksporti. Sepse, ndryshimi i kursit të këmbimit të Euros në raport me lekun i ekspozoi kompani të tilla përballë një konjukuture të re, por të pafavorshme. Ndërsa kontratat me partnerët e huaj ishin fiksuar në euro, pjesa më e madhe e shpenzimeve në vend bëhen në lekë. Dhe në kushtet kur Euro zhvleftësohet karshi lekut, atëhere është e qartë se kompanitë me natyrë eksportuese preken në rentabilitetin e tyre vetëm si pasojë e ndryshimit të kursit. Jashtë këtij ndikimi nuk kishte si të qëndronte edhe kompania e mirënjohur “Ama Recycling”. Megjithëse edhe asaj iu desh ta vunte këtë “ndryshim klime” biznesi, sërish, ia doli mbanë që të ruajë një performancë tëadmirueshme. Realioi një xhiro biznesi prej 2 miliardë lekë, duke patur afërsisht të njëjtin rezultat sa ai i një viti më parë. Po në të njëjtin nivel e pati edhe eksportin, pasi “Ama Recycling” është një kompani e cila të gjithë produktin e saj e ka për eksport. Dhe në renditjen e kompanive eksportuese më të mëdha ishte e 20-ta, cka tregon se kompania siguroi një performancë shumë të mirë.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2023

Julian Bërxulli

Administrator i kompanisë “AMBRA” Emri i kompanisë: AMBRA Xhiro e biznesit 2022: 4.5 milion EURO Numri i punonjësve: 450 Vendndodhja: Durrës Qëkurse mori në duar “timonin” e kompanisë AMBRA, Julian Bërxulli është shndërruar në një...

Aktualitet

Çmimet i vendos “urdhri” i tregut, jo kryeministri

Takimi i fundit i Kryeministrit Edi Rama me përfaqësues të kompanive të rrjeteve të supermarketeve, ku një pjesë e diskutimit iu kushtua edhe çështjes së çmimeve të larta, hap një debat që shkon përtej një...

2021

Isuf Begaj

Emri i kompanisë: Erzeni Xhiro e biznesit 2020: 11.7 milionë euro Numri i punonjësve: 250 Vendndodhja: Samaticë, Berat Për të qenë të suksesshëm nuk ka nevojë të jesh gjeni, vizionar apo të kesh një diplomë...