RRETH NESH

Roland Hysa

Emri i kompanisë: Miell Tirana
Xhiro e aktivitetit 2018: 16 milionë euro
Numri i punonjësve: 106
Vendndodhja: Tiranë

Shqipëria ka disa fabrika moderne të përpunimit të drithërave. Pavarësisht zërave të papërgjegjshëm që hasen herë pas here në media, ku, në emër gjoja të mbrojtjes së konsumatorit, bëhen “denoncime” rreth manovrave mashtruese karshi tyre ne produktin bazik të bukës, e sigurt është që kompanitë e përpunimit të drithërave janë tepër serioze. E tillë është edhe fabrika “Miell Tirana”. Me një aktivitet të filluar që në vitin 1995, si rezultat i privatizimit të ndërmarrjes Shtetërore të përpunimit të drithërave, ajo është një shembull i shkëlqyer i transformimit që mund ti bëjë një prone me një status të tillë sipërmarrja private. I perspektivës së re që sipërmarrësi privat i cel kompanisë në kushtet e inciativës së lirë. Si rezultat i investimeve të rëndësishme, të cilat sollën pajisjen e fabrikës me teknologjinë bashkëkohore zvicerane të markes BUHLER, “Miell Tirana” është kthyer në një lider i tregut përkatës. Dhe kjo ndodh prej disa vitesh, ndonëse sikurse thamë edhe më lart, tregu i përpunimit të drithërave ka edhe kompani të tjera serioze që konkurojnë fort. Megjithatë janë shifrat e performancës së “Miell Tirana” gjatë vitit 2018, ato që ia konfirmojnë sërish statusin e liderit të tregut asaj.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2023

Shefqet Kastrati

Emri i kompanisë: Kastrati Group Xhiro e aktivitetit 2022: 1 miliardë euro Numri i punonjësve: 2500 Vendndodhja: Durrës Kur në media autovizive shfaqen spote publicitare të kompanive përbërëse të Grupit “Kastrati”, ky element nuk harrohet...

Biznesmenet

ADAMANTIOS FRANTZIS

Drejtor i përgjithshme i ANTEA Cement Emri i kompanisë: ANTEA Cement Të ardhurat bruto 2014: 53 milionë EURO Numri i punonjësve: 209 Vendndodhja: Krujë ANTEA Cement sh.a. është më i madhi investim i tipit “greenfi...

2020

Nedrete Arapi

Emri i kompanisë: Nedrete Arapi (Elian-Export) Xhiro e biznesit 2019: 8 milionë euro Numri i punonjësve: 50 Vendndodhja: Lushnje Kur Nedrete Arapi fillojë të dalë në tregun e Lushnjës duke shitur perime dhe fruta përditë...