RRETH NESH

Julian Bërxulli


Administrator i kompanisë “AMBRA”

Emri i kompanisë: AMBRA

Xhiro e biznesit 2022: 4.5 milion EURO

Numri i punonjësve: 450

Vendndodhja: Durrës

Qëkurse mori në duar “timonin” e kompanisë AMBRA, Julian Bërxulli është shndërruar në një biznesmen që vepron pareshtur. Që nuk ndalon kurrë e që nuk pajtohet me aktivitet rutinë. Që cdo vit e shoqëron me risi, të cilat e përmirësojnë edhe më tek kompaninë, i rrisin asaj aftësinë vepruese, e për rrjedhojë edhe perspektiva e saj sa vjen e forcohet. Risia më e fundit e AMBRA-s është zgjerimi me një ambient në një kompleks magazinash industriale, me sipërfaqe të konsiderueshme. Jo pa plan e pa qëllim. Është një veprim i studiuar mirë, që bën të mundur zhvendosjen e repartit të prestarisë nga ambientet historike të AMBRA-s në këto ambiente të reja. Për ti rritur kështu hapësirën reparteve të tjera të kompanisë, me qëllim që proceset të realizohen në kushte më të mira, por edhe kapaciteti prodhues i kompanisë të rritet më tej. Është një proces zhvillues për të, por me impakt edhe sa i takon rritjes së mëtejshme të impaktit social të kompanisë në favor të komunitetit durrsak.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Biznesmenet

LUAN MUÇA

President & CEO DELTA GROUP Emri i kompanisë Delta Group Të ardhurat bruto 2014: 63 milionë EURO Numri i punonjësve: 550 Vendndodhja: Tiranë Të arrish në majë duhet forcë, ambicie dhe fat, të qendrosh atje,...

Aktualitet

Robert Masha/ Fabrika që e ktheu Shqipërinë në qendrën prodhuese të një grupi global

Ka kompani që zgjedhin Shqipërinë për të qenë pranë një tregu. Ka të tjera që e zgjedhin për koston e punës. Por ka edhe raste shumë më domethënëse, kur një grup ndërkombëtar e shndërron filialin...

2021

Etleva Laro

Xhiro e biznesit 2020: 16 milionë euro Ndryshimi në % 20/19: +16 Numri i punonjësve: 1010 Vendndodhja: Tiranë Kur Shqipërinë e pllakosi pandemia e covid 19 të shumtë mund të kenë qenë ata biznesmenë, të...