RRETH NESH

Proletar Hasani

Xhiro e biznesit 2017:  13 milionë EURO
Ndryshimi % 17/16:  1%
Numri i punonjësve:  50
Vendndodhja:  Durrës

Edhe pse investimet që realizohen nga një kompani private janë të përgjithsisht të mirëstudiuara, përsëri, ankthi i vitit të parë që shërben edhe si viti i fillimit të verifikimit të saktësisë së investimit është prezent. Dita e mirë duket që në mëngjes-thotë një shprehje popullore, kurse në rastin e investimeve të reja “dita e mirë” duket që në vitin e parë. AlbSteel, si një investim i ri i kompanisë Papmetal mbushi një vit aktivitet. Dhe duhet thënë se ky vit i parë i përmbushi pritshmëritë e atyrë që vendosën të investonin për të, stafi t menaxhues të PapMetal me në krye Presidentin e saj, Proletar Hasani. Albsteel është tashmë një emër i ri në treg, por ndërkohë është edhe një trashëgimi vlerash dhe experience në tregun e metaleve në Shqipëri e më gjërë. Albsteel lindi si nevojë e promovimit të cilësisë së produkteve dhe shërbimit të Papmetal. Për këtë qëllim, në dispozicion të Albsteel është ndërtuar Qendra e Shërbimit të Metaleve, që është e vetmja në Shqipëri dhe më e madhja në rajon. Albsteel është një strukturë e posacme, e cila synon të ridimensionojë standartet e shërbimit në tregun e metaleve në rajon.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2023

Ram Geci

President i “GECI” Group Emri i kompanisë: “GECI Group” Xhiro e biznesit 2022: 21 milionë EURO Numri i punonjësve: 300 Vendndodhja: Tiranë Ndërsa bisedonim para disa vitesh rreth problematikës së biznesit shqiptar, Ram Geci thotë...

2020

Nedrete Arapi

Emri i kompanisë: Nedrete Arapi (Elian-Export) Xhiro e biznesit 2019: 8 milionë euro Numri i punonjësve: 50 Vendndodhja: Lushnje Kur Nedrete Arapi fillojë të dalë në tregun e Lushnjës duke shitur perime dhe fruta përditë...

2022

Gianni Cavallini

Administrator i kompanisë “REMAL” Xhiro e biznesit 2021: 11 milion Euro Ndryshimi në % 21/20: +40 Numri i punonjësve: 1034 Vendndodhja: Bathore, Tiranë Pavarësisht se edhe viti 2021 ishte një vit pandemie, i cili ofroi...