President i “GECI” Group

Emri i kompanisë: “GECI Group”

Xhiro e biznesit 2022: 21 milionë EURO

Numri i punonjësve: 300

Vendndodhja: Tiranë

Ndërsa bisedonim para disa vitesh rreth problematikës së biznesit shqiptar, Ram Geci thotë në një moment, teksa thithte cigaren e tij të radhës: unë kam vetëm një problem dhe hall, paratë në bankë, që nuk po di ku ti investoj. Duke e ditur sensin e tij të hollë të humorit i them se halle të tilla pacin të gjithë. Por biznesmeni mu kthye sërish duke më thënë se unë mund të tallem gjithë ditën, por që ai e përjetonte realisht si hall faktin që një sasi e konsiderueshme e parave të tij “flinin” në banka. Atëhere u bëra serioz dhe unë dhe i propozova që të hynte në ankandet që organizonin banka të ndryshme për shitjen e kolateraleve të kredimarrësve që nuk arrinin të kthenin dot kredinë. “Bankat nuk kanë prona që vlejnë”, më tha ai.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


 

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2018

Achileos Kanaris

Emri i kompanisë: Vodafonë Albania Xhiro e biznesit 2017: 130 milion EURO Numri i punonjësve: 408 Vendndodhja: Tiranë Nga ajo cfarë kemi studiuar përgjatë historisë 15 vjecare të Botimit Kombëtar: “Biznesi shqiptar: Më të Mirët”...

Uncategorized

Për verë Gaja nuk kursehen, siguracioni iu dhimbset

SHPETIM LUKU Avni Ponari irritohet së tepërmi teksa i kujton ndonjë rast kur dikujt i është djegur fabrika tërësisht apo pjesërisht dhe ajo rezulton e pasiguruar. Dhe irritimi i tij nuk ka të bëjë fare...

Uncategorized

Me Bordin e Transparencës janë të pakënaqur të gjithë

Nga Shpetim Luku “Si po e mbyll vitin”, e pyeta një biznesmen të rëndësishëm të sektorit të hidrokarbureve, President i njërës prej kompanive kryesore të këtij tregu. “Si mos më keq”, u përgjigj dhe...