RRETH NESH

“Më të Mirët” rrisin performancën

 

Shpetim Luku

Të dashur lexues!

E kemi nisur takimin tonë në vitin 2004, jemi takuar cdo vit që prej asaj kohe dhe ja ku po takohemi sërish, për herë të 16-të, nëpërmjet botimit Kombëtar, “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2019”. Kur ideuam këtë projekt dhe filluam konkretizimin e tij, e kishim parashikuar se ecuria e tij do të ishte shume e mire. E se do të bënim një rrugë të gjatë me të. Jo vetëm prej faktit se ai është konceptuar si një botim unik, i paimitueshëm-imitimi i idesë është një dukuri që ndodh rëndom në realitetin shqiptar e më gjërë-, por sepse ishim zotuar që, duke ndjekur një metodikë profesionale pune, do ti garantonim Botimit objektivitetin e tij. Fakti që tashme ky Botim mbushi 16 vite që realizohet, vërteton më së miri respektimin prej nesh të “vijave të bardha” të profesionit.

Nga ajo cfarë kemi parë e kemi analizuar me treguesit e vitit 2018, konstatojmë me kënaqësi se performanca e “ më të mirëve” është përmirësuar, krahasuar me një vit më parë. Kështu, 200 kompanitë më të mëdha shqiptare realizuan gjatë vitit një total xhiroje biznesi prej 8.5 miliardë euro dhe ky tregues paraqitet i rritur ndjeshëm, krahasuar me një vit më parë, kur xhiro ishte 7 miliardë euro. Po kështu, 200 kompanitë më të suksesshme realizuan një fitim total prej rreth 890 milionë euro, ndërkohë që ky tregues një vit më parë ishte 735 milionë euro. Shumë domethënës është edhe përmirësimi i treguesit të eksportit. 100 kompanitë më të mëdha eksportuese shqiptare realizuan një total eksporti prej 1.3 miliardë euro, ndërkohë që vitin paraardhës kontributi i tyre në eksport ishte 726 milionë euro.

Jemi gjithashtu të lumtur, teksa konstatojmë se mjaft subjekte, të cilat ishin në mënyrë sistematike pjesëtare të listës së më të mëdhenjve, ose më të suksesshmëve janë larguar prej saj, si rrjedhojë e vendimit që mori qeveria shqiptare për mbylljen e tyre. E kemi fjalën pra, për kompanitë që kishin si natyrë aktiviteti organizimin e lojërave të fatit, por që suksesi i tyre nuk krijonte një ndjesi të mirë kur bëje një bilanc të kostove sociale me të cilat, shoqërohej suksesi i tyre. Ashtu sikurse jemi të lumtur edhe për mjaft hyrje të reja që janë biznese me vlerë dhe me impact në eknominë dhe shoqërinë shqiptare.

Libri vazhdon ti përmbahet traditës së krijuar sa i takon formës dhe përmbajtjes së tij. Në të do të gjeni të dhëna të detajuara për mjaft kompani shqiptare e të huaja, do të keni mundësinë të krijoni një ide më të qartë për fizionominë e biznesit shqiptar në tërësi, nëpërmjet të dhënave krijohet mundësia e gjykimit për mjaft subjekte ekonomikë, mund të krahasohen ato edhe me subjekte të rajonit që kanë të njëjtën natyrë aktiviteti etj.

Në Botimin e sivjetëm kemi sërish të dhëna krahasuese nga vendet e rajonit, si nga Serbia, Slovenia, Kroacia, Bosje Hercegovina, Maqedonia, të dhëna këto që shërbejnë për të krijuar një ide mbi nivelin ku ndodhet biznesi shqiptar në raport me analogët e tij. Sikurse cdo vit, kemi bërë përpjekje për të siguruar të dhëna edhe nga Kosova, cka do ta bënte akoma më të plotë tablonë. Mirëpo për shkak të një ligji absurd, që i konsideron të dhëna të tilla si mbrojtje e koefidencialitetit të kompanive, nuk eshtë bërë e mundur bërë të mundur. Sidoqoftë, e rëndësishme është që performance e më të mirëve ka ardhur në përmirësim.

E shfrytëzojmë sërish rastin për tiu drejtuar një falenderim të përzemërt të gjitha institucioneve shtetërore bashkëpunuese, të cilët ndihmuan në realizimin e këtij botimi

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2019

Shpëtim Protoduari

Emri i kompanisë: Vakefi Glass Xhiro e biznesit 2018: 8.5 milionë euro Numri i punonjësve: 40 Vendndodhja: Berat Gjatë gjithë këtyre viteve të ushtrimit të iniciativës së lirë është vënë re një dukuri e logjikshme,...

Uncategorized

Simon Gjoka, suksesi që flet më shumë se leksionet e teoricienëve

    Shpëtim Luku “Shpëtim, jam Simoni, ku mund ta gjej librin “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2022” për ta blerë”. Mesazhi që mbërriti në whatsapp-in tim kishte shenja koefidence, por unë spo kujtohesha që...

Uncategorized

Gruaja qe u be kompani

Kur Nedrete Arapi fillojë të dalë në tregun e Lushnjës duke shitur perime dhe fruta përditë ajo as që e kishte imagjinuar se mund të shkonte kaq larg sa ka shkuar. Duke kryer ritualin e...