RRETH NESH

Luciano Cirillo

Xhiro e biznesit 2018: 10 milionë euro
Ndryshimi në % 18/17: +20
Numri i punonjësve: 88
Vendndodhja: Tepelenë

Shqipëria përjetonte një paradoks të vërtetë në vitet e para të ekonomisë së tregut. Ndërsa konsiderohej-dhe e tillë është në fakt- një vend i pasur me ujëra, thuajse e gjithë kërkesa konsumatore për uje mineral plotësohej nëpërmjet produkteve të importit. Kurse sot shndërrimi i pësuar është impresionues. Jo vetëm që nevojat e vendit plotësohen pothuaj vetëm nga produkti vendas, por disa prej tyre kanë filluar edhe të eksportojnë. E askush më mirë se sa kompania “Uji i Ftohtë Tepelenë” nuk mund të ilustrojë më mirë këtë realitet fantastik që ka ndodhur në këtë sektor. E krijuar si një investim i huaj nga familja Busi, në vitin 1998, pra pak vite pasi ata kjo familje e mirënjohur italiane kishte ngritur dhe kishte vënë në punë stabilimentin e “Coca-Cola”-s në Shqipëri, “Uji i Ftohtë Tepelenë” u bë kështu një ndër kompanitë e para të ambalazhimit e të tregtimit të ujërave. Dhe që nga castet e krijimit e në vazhdim, ajo ka mbajtur përherë skeptrin e kompanisë lider të këtij tregu. Shumë kompani të tjera kanë hyrë në këtë treg, shumë investime janë realizuar në të nga biznesmenë të ndryshëm, por “Uji i Ftohtë Tepelenë” ka patur një karakteristikë të admirueshme, pasi ka vazhduar në mënyrë sistematike rritjen nga njëri vit në tjetrin.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2019

Avni Ponari

Xhiro e biznesit 2018: 55 milion EURO (Sigal Shqiperia, Sigal Kosova, Sigal Maqedonia, Sigal Jete) Ndryshimi në % 18/17: +10 Numri i punonjësve: 255 Vendndodhja: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni Përpara zyrave të kompanisë “Sigal Uniqa Group...

Biznesmenet

KUJTIM SHKRELI

Administrator i Përgjithshëm i kompanisë “EURO-FISH” Emri i kompanisë: EURO-FISH Të ardhurat bruto 2014: 2 milionë EURO Numri i punonjësve: 440 Vendndodhja: Lezhë Në disa raste, njeriu mund të ketë arritur shumë në jetë e...

Uncategorized

Biokarburantet, ligji akoma në letër

  Mjaft kompani karburanti, me përjashtim të Kastrati-t nuk i përmbahen ligjit për të përzier karburantin klasik të tyre me Biodiesel dhe bioetanol. Shpëtim Luku Edhe pse të bësh biznes në Shqipëri sa vjen e...