RRETH NESH

Biokarburantet, ligji akoma në letër

 

Mjaft kompani karburanti, me përjashtim të Kastrati-t nuk i përmbahen ligjit për të përzier karburantin klasik të tyre me Biodiesel dhe bioetanol.

Shpëtim Luku

Edhe pse të bësh biznes në Shqipëri sa vjen e bëhet më e lehtë-kështu thonë raportet ndërkombetare-sërish duhet me qenë i kujdesshëm. Sepse mund të zgjidhësh problemin e identifikimit të produktit apo shërbimit që do të ofrosh, mund të bësh kalkulimet e duhura të plan biznesit, mund të projektosh klientelën tënde potenciale, mund të gjesh edhe fondet përkatëse të investimit, por t ë gjitha këto mund të mos mjaftojnë. I rëndësishëm dhe me mjaft ndikim në ecurinë e një biznesi është edhe vullneti i shtetit, i institucioneve përkatëse të tij për të zbatuar ligjin. Biokarburantet janë shembulli më i mire, nëpërmjet të cilit, mund të ilustrohet ajo cfarë thamë më lart. Një ligj për biokarburantet është miratuar që  në vitin 2009 si rrjedhojë e angazhimeve të Shqipërisë në kuadrin e protokolleve ndërkombëtare për dhënien e kontributit në uljen e ndotjes globale mjedisore. Mbi bazën e këtij ligji, qeveritë  që kanë ardhur që nga viti 2009 duhet të përcaktonin masën e përdorimit të bioetanolit dhe biodieselit. Në fakt, qeveria aktuale e ka përcaktuar në vitin 2016 përdorimin në masën 10 për qind të bioetanolit dhe 7 për qind të biodieselit. Kurse për vitin 2017 raportet do jenë 95:5. Pra 95 për qind diesel dhe benzinë klasike dhe 5 për qind bioetanol dhe biodiesel. Por problem është se në procesin e zbatimit konkret të ligjit hasen shumë probleme. Ose është më mirë të thuhet se ligji ka mbetur thjesht në letër. Sepse të dy kompanitë e vetme që operojnë në këtë sector e që kanë lindur pas vitit 2010, pra, më vonë se sa kishte dalë ligji, operojnë në kapacitete minimale. Kjo do të thotë që ata që janë klientët potencialë të saj, kompanitë e tregtimit të karburanteve nuk trokasin fare në dyert e kompanive të  prodhimit dhe tregtimit të biokarburanteve për të tërhequr sasitë respektive në raport me kuotat e tregut që kanë. Nga të gjitha kompanitë e tregtimit të karburanteve vetëm shoqëria “Kastrati” është ajo që e përdor biokarburantin, qoftë për dieselin që shet e qoftë për benzinën. Kompanitë ë tjera as që kanë lidhje akoma me këtë ligj, më përjashtim ndoshta të ndonjërës  që furnizohen prej “Kastrati”. Arsyet e mosrespektimit të ligjit mund të jenë nga më të ndryshmet, duke nisur nga mungesa e infrastrukturës e deri tek mospasja e vullnetit. Mirëpo mospërdorimi i biokarburanteve është një shpjegim se pse karburantet klasike shqiptare mbeten të një cilësie të dobët, djegja e të cilave shoqërohet me clirim gazrash në sasi të mëdha prej automjeteve. Ndotja mjedisore e shkaktuar prej automjeteve është bërë një pikë e ndjeshme për politikbërësit, por edhe për qytetarët. Makinat e vjetra mbi 15 vjecare që qarkullojnë nëpër rrugët e Shqipërisë, shoqëruar dhe me karburantet që ato përdorin, përbëjnë një “paketë ndotëse” për mjedisin reduktimi i së cilës kërkon një reformë të vërtetë. Reformë që si hap të parë e me efekte të drejtëpërdrejta  duhet të ketë përmirësimin e cilësisë së karburanteve që tregtohen në vend. Përdorimi i biokarburanteve është në funksion të këtij qëllimi. Në të kundërt, mospërdorimi i tyre nga mosrespektimi i ligjit do të thotë jo vetëm angazhim e premtime formale në kuadrin e protokolleve ndërkombëtare, sikurse është ai i Kiotos, jo vetëm dëm ndaj qytetarëve, por edhe dëm ndaj subjekteve që ofrojnë këto produkte e që sot ndjehen të tradhetuar e të zhgënjyer. Pikërisht sepse institucione të caktuara të shtetit nuk bëjnë detyrën e tyre.

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Aktualitet, Blog

Rasti Fatma Sotira/Kur “qindarkat” e kursyera të siguracionit të përcëllojnë biznesin

  Përpara dy vitesh, një shoku im shfaqi dëshirën që të shkonim për një fundjavë tek Farma Sotira. Kisha dëgjuar për këtë agrofermë, por vetë nuk kisha qenë asnjëherë, ndaj kureshtjen dhe dëshirën e kisha...

2019

Fiqiri Ismaili

Xhiro e biznesit 2018: 23 milion EURO Ndryshimi në % 18/17: +5 Numri i punonjësve: 184 Vendndodhja: Vorë, Tiranë S a herë shqyrtojmë të dhënat ekonomiko financiare të vitit, që mbyllet është e sigurtë që...

2019

Xhevit Hysenaj

Emri i kompanisë: “Alb Kalustyan” Xhiro e biznesit 2018: 5 milionë euro Numri i punonjësve: 50 Vendndodhja: Maminas, Durrës Biznesi shqiptar tashmë përjeton fazën e tij të konsolidimit dhe në panoramën e tij ka mjaft...