RRETH NESH

Ford, makina më e shitur në tregun shqiptar

 

Kompania e tregtimit të makinave “Albania Motor Company” ka arritur një sukses të vërtetë përgjatë vitit 2016. Fordi, makina që ajo tregton në tregun shqiptar rezultoi më e shitura. Me 537 makina të reja të shitura, marka Ford lë pas vetes të gjitha markat e tjera të makinave të reja, duke shënuar kështu një rezultat, që përbën një rritje prej 33 për qind krahasuar me një vit më parë. Kjo i ka mundësuar kompanisë jo vetëm statusin e asaj që ka brandin më të shitur në tregun shqiptar, por edhe disa vlerësime nga shtëpia e mirënjohur automobilistike “General Motors” . Kështu, “Albania Motor Company”, përfaqëson kompaninë me performancën më të mirë gjatë vitit 2016 të shitësve të makinës Ford në Europë. Ndërkohë që stafi i saj është vlerësuar ekipi menaxhues më i mirë për vitin 2016.

Tregu i makinave të reja në Shqipëri njohu një rritje të vogël gjatë vitit 2016, duke arritur në afro 2700 makina në vit. Megjithatë ky treg mbetet sërish në përmsa tejet modeste kur kujton se një shtet si Bosnja dhe Hercegovina, i ngjashëm shumë më Shqipërinë në përmasa dhe tregues ekonomik shiti për vitin 2016 8700 makina të reja.

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Aktualitet

A e saboton politika tregun e sigurimeve?

Fasada e një pallati të ri në një kompleks të Tiranës u dogj plotësisht, se bashku me 25 apartamente. Nuk është rasti i vetëm. Ka shumë prona të tjera që ndër vite nuk i kanë...

2018

Proletar Hasani

Xhiro e biznesit 2017: 13 milionë EURO Ndryshimi në % 17/16: 1% Numri i punonjësve: 50 Vendndodhja: Durrës Edhe pse investimet që realizohen nga një kompani private janë të përgjithsisht të mirëstudiuara, përsëri, ankthi i...

Uncategorized

Kampioni i tekstilit

Qëkurse euro nisi zhvlerësimin karshi monedhës shqiptare, eksportuesit në përgjithësi, por sidomos, industria e prodhimit të këpucëve dhe ajo e tekstilit morën rrokopujën. Përfitimi i të ardhurave në euro dhe kryerja e pjesës më të...