RRETH NESH

Xhevit Hysenaj

Emri i kompanisë: “Alb Kalustyan”
Xhiro e biznesit 2018: 5 milionë euro
Numri i punonjësve: 50
Vendndodhja: Maminas, Durrës

Biznesi shqiptar tashmë përjeton fazën e tij të konsolidimit dhe në panoramën e tij ka mjaft biznese e kompani që po mbushin të njëjtën moshë me atë të sistemit të ri ekonomik të Shqipërisë., të pas viteve 90. Një prej kompanive më të hershme shqiptare, datelindja e së cilës korrespondon me fillimin e ndryshimit të sistemit ekonomik shqiptar është “Alb Kalustyan”, një kompani e krijuar nga dhe e menaxhuar nga Xhevat Hysenaj. Është një kompani e specializuar për grumbullimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore anëkend Shqipërisë dhe eksportin e tyre në Europë e Amerikë. Sigurisht, që kur shqyrtohet historia e një kompanie, e një biznesi të caktuar, interesant është të dish rrethanat se pse i është përcaktuar ai drejtim biznesi të cilin ka kompania. Kjo vlen edhe për Alb Kalustyanin, e sidomos për pronarin dhe drejtuesin e saj, Xhevit Hysenaj. I Diplomuar në Universtitetin e Tiranës për degën financë, ndryshimi i sistemit e gjeti të punësuar, punë që ai e “braktisi” njëherë e përgjithmonë në rrethanat e reja të krijuara, duke i bërë një premtim vetes: viteve në vazhdim do punoj vetëm për vete, në biznesin tim.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

“Lufta e tullave”, si humbi Shqipëria me Kosovën?

    Shpëtim Luku Kur sektori i ndërtimit pësoi një tkurrje të ndjeshme para disa vitesh, si rezultat i faktorëve të ndryshëm, industria shqiptare e qeramikës e gjeti shpëtimin në eksport. Në vendet e rajonit,...

2019

Marin Gjonaj

Emri i kompanisë: INFO TELECOM, PRO-MARKETING Xhiro e biznesit 2018: 210 milion EURO Ndryshimi në % 18/17: +1 Fitimi: 3 milion euro Numri i punonjësve: 1000 Viti 2018 ishte i mbushur me evenimente biznesi dhe...

2020

Luan Leka

Emri i kompanisë: EHW, Conad Albania, Conad Food Trade dhe uji Qafshtama Xhiro e biznesit 2019: 70 milion EURO Numri i punonjësve: 500 Vendndodhja: Tiranë, Krujë Augusto Nidoli është një nga investitorët e parë që...