RRETH NESH

Neta Arapi

Emri i kompanisë: Elian-Export
Xhiro e biznesit 2018: 5 milionë euro
Numri i punonjësve: 50
Vendndodhja: Lushnje

Tek një kryqëzim në Lushnje, atje ku ndahen rrugët për në Fier e Berat, ndodhet një ndërtesë, në pamje te parë, mjaft e zakonshme. Nga ato ndërtesa që ka me qindra në Shqipëri. Por brenda saj zhvillohet një aktivitet i jashtëzakonshëm. Ndërtesa, pa ndonjë vlerë të madhe si aset është dhënë me qera nga pronari i saj. Kurse ata që e kanë marrë me qera kanë ndërtuar në të një aktivitet me vlera shumë të mëdha për vete, për mjaft fermerë të zonës e pse jo, edhe për bujqësinë në tërësi të zonës së Myzeqesë. Bëhet fjalë për kompaninë Elian-Export, një kompani e themeluar rreth 20 vite më parë, nga një grua e thjeshtë me origjinë nga Kucova, por e martuar dhe e vendosur prej kohësh në Lushnje, Neta Arapi. Një kompani e specializuar për eksportin e perimeve dhe frutave, kur vetëm gjatë vitit 2018 realizoi një eksport në nivelin e 5-6 milionë eurove në vende të tilla si Cekia, Kosova, Kroacia, Sllovenia, Lituania etj. Vlera e eksportit të realizuar në një vit mund të mos jetë aq impresionuese sa të të detyrojë të reagosh uauuuu, por ama puna që bëhet për një rezultat të tillë është aq e madhe dhe e admirueshme.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2019

Shpëtim Protoduari

Emri i kompanisë: Vakefi Glass Xhiro e biznesit 2018: 8.5 milionë euro Numri i punonjësve: 40 Vendndodhja: Berat Gjatë gjithë këtyre viteve të ushtrimit të iniciativës së lirë është vënë re një dukuri e logjikshme,...

Uncategorized

NEW VOLVO S90, ”Kafazi i sigurtë”

Shpetim Luku Modeli i Ri Volvo S90 e vendos shoferin në zemer të experiencës së luksit. Kompania ka krijuar një mjet që kombinon materialet e vecanta natyrale me teknologjinë intuitive të sofistikuar. Ky model përfaqëson...

2023

Hajri Elezi

President i kompanisë “Lajthiza Invest” Xhiro e biznesit 2022: 21 milion EURO Ndryshimi në % 22/21: +20 Numri i punonjësve: 385 Vendndodhja: Pukë Të ulur rreth një tryeze, Presidenti i kompanisë “Lajthiza Invest”, Hajri Elezi,...