RRETH NESH

Kompania Vodafone Albania

Emri i kompanisë: Vodafone Albania
Xhiro e biznesit 2019: 117 milion EURO
Numri i punonjësve: 420
Vendndodhja: Tiranë

Nga ajo çfarë kemi studiuar përgjatë historisë 15 vjecare të Botimit Kombëtar: “Biznesi shqiptar: Më të Mirët” një nga problemet e mëdha të biznesit është struktura e tij. Në listën e kompanive më të mëdha të vendit apo të atyre me fitimin më të madh bëjnë pjesë kryesisht kompani nga sektori i tregtimit të karburanteve, i ndërtimit dhe i punimeve në infrastrukturë, nga sektori i basteve, nga farmaceutika apo koncensione të ndryshme. Akoma edhe më keq paraqitet struktura mes kompanive të vogla dhe atyre të mëdha, ku këto të fundit janë në një masë tejet modeste, krahasuar me ndërmarrjet e vogla apo relativisht të vogla. Por nëse duam të kuptojmë se si mund të ishte zhvilluar më mirë Shqipëria mjafton ti hedhim një sy fushës së telekomunikacioneve. Edhe pse me një operator tashmë të dalë jashtë tregut, sërish telekomunikacionet janë sektori, ndoshta i vetëm, ku Shqipëria matet me Europën. Sepse sipas Organizatës Ndërkombëtare të Telekomunikacioneve Shqipëria renditet ndër tregjet më të avancuara mobile në nivel global. Edhe OOKLA, gjigandi botëror i testimit të shpejtësisë e rendit Shqipërinë në vendin e 25, ndër 130 kompani në botë sa i takon shpejtësisë së internetit. Kjo është meritë e të gjitha kompanive që operojnë në telekomunikacione, por në mënyrë të vecantë e liderit të kësaj fushë, Vodafone Albania.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2016

KOMPANIA ALBAELETTRICA

Ne Vendosim Standartet Të ardhurat bruto 2015: 19 milionë euro Ndryshimi në % 15/14: +40 Numri i punonjësve: 80 Vendndodhja: Tiranë Shoqëria jonë, Albaelettrica, është specializuar në tregtimin me shumicë e pakicë të materialeve elektrike,...

2021

Perikli Goga

Emri i kompanisë Diamant Numri i punonjësve: 41 Zyrat qëndrore: Durrës Kompania u themelua në shkurt të vitit 1994 nga Z. Perikli Goga, i cili kishte fituar një eksperiencë mjaft të gjërë në transport gjatë...

Uncategorized

DELTA PHARMA, NJË HISTORI SUKSESI NË FARMACEUTIKËN BALLKANIKE!

  “Delta Pharma Albania” është një nga kompanitë më të sukseshme farmaceutike në tregun ballkanik. Historia e kësaj kompanie nis më 2002-in, me hapjen e “Curri Pharma” në veri të Shqipërisë. Edhe pse vendi gjendej...