RRETH NESH

Perikli Goga

Emri i kompanisë Diamant
Numri i punonjësve: 41
Zyrat qëndrore: Durrës

Kompania u themelua në shkurt të vitit 1994 nga Z. Perikli Goga, i cili kishte fituar një eksperiencë mjaft të gjërë në transport gjatë punës në Portin e Durrësit në fillim të viteve ’90. Diamant u krijua gjatë kohës kur kishte mjaft transporte ndihmash mes Shqiperise dhe Italisë, ku Z. Goga pati mundësinë të krijonte mjaft kontakte e partnerë të rëndësishëm, ndër të cilet dhe Z. Piergiorgio Colombo, i cili qe shtysa për krijimin e kompanisë dhe sot konsulent i Diamant prej vitesh. Emri ‘Diamant’ u vendos në nder të halles se Z. Goga, e cila quhej Diamanta, dhe me të cilen Z. Goga kishte marrëdhënie të shkëlqyera pasi ka qenë gjithmonë mbështetëse në nismat e tij. Diamant operon në fushën e transportit dhe logjistikës, duke ofruar shërbime në Shqipëri dhe në mbarë botën nëpërmjet një rrjeti të konsoliduar partneresh. Ndër shërbimet kryesore, Diamant ofron transport ndërkombëtar mallrash nëpërmjet rrugëve tokësore, detare e ajrore, transporte jashtë norme, shërbim magazinazhi, magazina doganore, agjenci doganore si dhe shërbime ngarkim shkarkimi me vinç.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

SHPETIM LUKU/ Vjen makina e Di Caprios në Shqipëri

  Karma Regero GT së shpejti në sallonin e “Classic Group”   Kushdo që ka dëshirë të përjetojë dy ndjenja njëkohësisht, por të siguruara nga një makinë, sikurse është komoditeti i Porsche Panamera me sportivitetin...

2019

Asllan Baraj

Emri i kompanisë: KID ALB Xhiro e biznesit 2018: 6 milionë euro Numri i punonjësve: 100 Vendndodhja: Maminas, Durrës Në sektorin e prodhimeve të qeramikës janë disa kompani të vendosura në Tiranë, Durrës, Lezhë, Fier,...

2021

Proletar Hasani

Emri i kompanisë: Albsteel Xhiro e biznesit 2020: 20 milionë euro Numri i punonjësve: 40 Vendndodhja: Durrës Kompania e prodhimit të profileve të celikut, “Albsteel” është një kompani që akoma nuk e ka gjetur “rehatinë”...