RRETH NESH

Shpëtim Oseku

Emri i kompanisë: Agro Iliria
Numri i punonjësve: 200
Vendndodhja: Lushnjë

Ekonomia shqiptare e ka një ndër sektorët e saj prioritarë bujqësinë. Dhe për mënyrën e zhvillimit të saj, për rrugën që duhet të ndjekë ajo për të arritur standartet e bujqësisë së përparuar të vendeve europiane mund të ketë diskutime të shumta. Por ama, në realitet ka një shembull që flet shumë. Një realitet që tregon dhe për më tej, të lejon të përfytyrosh se si do të ishte bujqësia shqiptare nëse investime të tilla do të ishin më të shumta dhe të atij niveli sikurse është shoqëria Agro Iliria. E ngritur në vitin 2015 si rezultat i investimeve të shumta, në një tokë pa asnjë vlerë nga pikëpamja e shfrytëzimit për efekte bujqësore sipas bujqësisë tradicionale shqiptare, Agro Iliria është sot jo vetëm ferma më e madhe bujqësore në Shqipëri e më tej, por edhe një shembull brilant që ilustron teorinë që të merresh me kultivimin e tokës duhet të dish. Po si lindi Agro Iliria, kjo e pazakontë dhe impresionuese e bujqësisë shqiptare?
Biznesmeni i mirënjohur Ilir Trebicka dhe ortaku i tij, Shpëtim Oseku kishin punuar së bashku prej vitesh në ndërtim. Po mendonin për të bërë një aktivitet që të ishte më pranë natyrës.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2021

Luan Leka

Emri i kompanisë: EHW, Conad Albania, Qafshtama Xhiro e biznesit 2020: 75 milion EURO Numri i punonjësve: 500 Vendndodhja: Tiranë, Krujë Biznesmeni i mirënjohur, Luan Leka pati fatin që vitin 2020 kompanitë e tij ta...

Uncategorized

Simon Gjoka, suksesi që flet më shumë se leksionet e teoricienëve

    Shpëtim Luku “Shpëtim, jam Simoni, ku mund ta gjej librin “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2022” për ta blerë”. Mesazhi që mbërriti në whatsapp-in tim kishte shenja koefidence, por unë spo kujtohesha që...

2022

Fatos Cerenishti

President i kompanisë “Grand Blue Fafa” dhe “Fafa Premium” Xhiro e biznesit 2021: 5 milionë euro Numri i punonjësve: 300 Vendndodhja: Durrës Fatos Cerenishti ka qenë dhe mbetet një nga biznesmenët më të suksesshëm shqiptar...