Emri i kompanisë: EHW, Conad Albania, Conad Food
Trade dhe uji Qafshtama

Xhiro e biznesit 2019: 70 milion EURO
Numri i punonjësve: 500
Vendndodhja: Tiranë, Krujë

Augusto Nidoli është një nga investitorët e parë që kanë ardhur nga Italia në fillim të sistemit të ri ekonomik. Biznesmeni i mirënjohur shqiptar, Luan Leka e konsideron atë edhe ndër më seriozët ndër ata që kanë mbërritur prej vendit tonë fqinj në bregun tjetër të Adriatikut. Një fabrike tullash dhe një tjetër fabrikë tjegullash janë disa nga sipërmarrjet e biznesmenit Italian, që tashmë nuk jeton më e me të cilat ai ndërtoi një histori suksesi në Shqipëri. Më pas u fut si aksioner tek Conad Shqipëria, kur rrjeti i njohur i supermarketeve italiane vendosi të shtrijë aktivitetin e tij edhe në vendin tonë. Mirëpo ndryshe nga sipërmarrjet e tjera, Conad Shqipëria po i jepte Nidolit dhimbje koke të vazhdueshme, pasi nga njëri vit në tjetrin regjistroheshin humbje të konsiderueshme. Ishin pikërisht këto humbje të qëndrueshme ato që e bindën se veprimi më i mirë që duhet të bënte ishte shitja e kuotave të aksioneve të tij.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Aktualitet

Kompania“Lajthiza”, pasuria kombëtare që impresionoi Presidentin Begaj

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në kompaninë Lajthiza. Fillimisht, kjo vizitë mund të jetë konceptuar si një nga ato aktivitetet e zakonshme që projekton dhe organizon stafi presidencial. Por ballafaqimi i Presidentit me realitetin...

2016

ERION ÇINA

Drejtor Teknik i kompanisë Profarma Të ardhurat bruto 2015: 14.3 milionë euro Ndryshimi në % 15/14: +60 Numri i punonjësve: 183 Vendndodhja: Tiranë Egjithë performanca e suksesshme e vitit 2015 i dedikohet investimit në këtë...

Uncategorized

Një shembull se si një biznes të organizojë punën në kushtet e pandemisë

  SHPETIM LUKU/ Pandemia e Covid 19 ka krijuar një situatë stresante jo vetëm për qytetarët, por edhe për bizneset. Sepse fare kollaj, bizneset si qendra pune dhe grumbullimi njerëzish mundet fare mirë të shndërrohen...