RRETH NESH

ERION ÇINA

Drejtor Teknik i kompanisë Profarma
Të ardhurat bruto 2015: 14.3 milionë euro
Ndryshimi në % 15/14: +60
Numri i punonjësve: 183
Vendndodhja: Tiranë

Egjithë performanca e suksesshme e vitit 2015 i dedikohet investimit në këtë industri në paisje, produkte të reja dhe jo vetëm. Në vitin 2008 në partneritet me kompaninë gjermanë DERMAPHARM AG, u projektua dhe u ndërtua fabrika e sotme farmaceutike, frut i investimit prej 30 milion euro nga studio aktitekturore Gjermane me eksperiencë në inxhinierinë farmaceutike me standartet më të larta të GMP-së(Praktikat e Mira të Fabrikimit). Sektori i zhvillimit të barnave të reja është një sektor që daton që në krijimin e kësaj kompanie 70 vjeçare. Zhvillimi inovativ i barnave xhenerike dhe vlerësimi i rëndësisë së tyre sipas kërkesave të tregut farmaceutik i sigurojnë klientit një produkt farmaceutik që përputhet me pritshmëritë e tij. Të gjithë produktet tona janë konform kërkesave komplekse që rregullojnë industrinë farmaceutike, të cilat vazhdimisht i nënshtrohen ndryshimeve dhe shtesave. Me shumë vëmendje ndiqen dhe monitorohen nga profesionistët e kompanisë tonë të gjitha proçeset e regjistrimit të barnave si ato fi llestare të aplikimit, të regjistrimit, gjithashtu dhe në fazat e mëvonshme, duke siguruar që operacionet dhe produktet të plotësojnë standartet e kërkuara..

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2019

Shefqet Kastrati

Emri i kompanisë: Kastrati Group (Kastrati SHA, Kastrati, Albsig, ASA Autostar Albania, Kastpetrol etj Xhiro e aktivitetit 2018: 670 milionë euro (Kastrati SHA 500 mln, Kastrati 130 mln, Albsig 20 mln, Auto Star Albania 20...

Aktualitet

Çfarë veshin shqiptarët?

Përfytyroni dëshirën e ethshme të njerëzve për të bërë shopping, kthimin e tij në një pasion e, për disa, edhe në një mani. Në anën tjetër qëndron oferta pothuajse e pafund e tregut: butikë elegante,...

2019

Shpëtim Protoduari

Emri i kompanisë: Vakefi Glass Xhiro e biznesit 2018: 8.5 milionë euro Numri i punonjësve: 40 Vendndodhja: Berat Gjatë gjithë këtyre viteve të ushtrimit të iniciativës së lirë është vënë re një dukuri e logjikshme,...