RRETH NESH

ELENI BABAMETO

Adrimistratore e Përgjithshme e kompanisë “TEUTA DURRES”
Emri i kompanisë: TEUTA DURRES
Të ardhurat bruto 2015: 15 milionë EURO
Numri i punonjësve: 110
Vendndodhja: Durrës

Në Maj 1994, ish Fabrika e Makaronave Durres kalon në privatizim me pronarë dy fi rma të huaja, njëra italiane dhe tjetra nga Kosova. Në dallim nga shumica e ish ndërmarrjeve shtetërore, që në fi llimet e viteve 90 u mbyllën dhe nuk i rezistuan dot situatave te reja të ekonomisë së tregut, kjo fabrike, falë edhe drejtimit me integritet profesional nga ana e specialistes kimiste Eleni Babameto vazhdonte punën normalisht. Kjo ishte edhe arsyeja që të dy fi rmat ia besuan pikërisht asaj që të drejtonte tashmë një kompani private. Me shumë perpjekje dhe aftesi drejtuese Eleni arriti që të rriste aksionet e saj gradualisht nga 10% fi llestare deri 100% duke fi lluar nga viti 2009. Sot shoqeria TEUTA DURRES është 100% shqiptare me të vetmit aksionerë bashkëshortët Babameto me dy djemtë e tyre. Aktiviteti i kësaj shoqërie është një vazhdim i natyrshëm, duke mbetur gjithnjë në fushën e industrisë së paketimeve ushqimore. Sigurisht, historia e kësaj fi rme është një histori suksesi, por a është arritur lehtë kjo? Duhet të ndërthuren disa faktorë, por kryesore janë aftesitë, pasioni, puna.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2021

Luan Leka

Emri i kompanisë: EHW, Conad Albania, Qafshtama Xhiro e biznesit 2020: 75 milion EURO Numri i punonjësve: 500 Vendndodhja: Tiranë, Krujë Biznesmeni i mirënjohur, Luan Leka pati fatin që vitin 2020 kompanitë e tij ta...

2022

Faik Curri

President i kompanisë “CURRI” Xhiro e biznesit 2021: 13 milionë euro Ndryshimi në % 21/20: +30 Numri i punonjësve: 187 Vendndodhja: Tiranë Faik Curri është një nga biznesmenët më të hershëm shqiptar. Me kompaninë e...

Uncategorized

“Albanian Motor Company” merr edhe Hyundai-n

  Shpetim Luku Kompania e tregtimit të makinave, “Albanian Motor Company”, e cila prej 15 vitesh merret me shitjen dhe servisin e Fordit në Shqipëri, e mbylli vitin 2019 me një rezultat fantastic. Arriti në...