RRETH NESH

KOMPANIA GLOBUS TRAVEL

Emri i kompanisë: Globus Travel
Të ardhurat bruto 2015: 15.7 milionë EURO
Numri i punonjësve: 15
Vendndodhja: Tiranë

Në Shqipëri ka një numur tepër të madh të kompanive apo sic thuhet zakonisht të agjencive turistike. Natyrisht, masivizimi i një biznesi të tillë e ka një shpjegim. I dalë nga një izolim 50 vjecar, pa asnjë kontakt me botën, pa asnjë lidhje me të, i ardhur nga një sistem, ku dalja jashtë shtetit ishte e pamundur për shumëkënd dhe privilegj për pak vetë, shqiptari pas viteve 90 ishte i etur për të fi tuar kohën e humbur. Donte të shfrytëzonte fi toren më të madhe të tij, lëvizjen e lirë. Dëshironte të konktaktonte me atë që me aq forcë e kishin privuar, me botën e qytetëruar, vendet e bukura e të zhvilluara, kulturat e tjera. Nga ana tjetër, emigracioni i fuqishëm shqiptar ka krijuar një kontigjent të madh njerëzish në lëvizje. Ndërkohë që edhe vetë Shqipëria ishte një vend kurioz për tu vizituar nga të huajt, fi llimisht me etiketën e një vendi “ish-komunist, i izoluar dhe i mbështetur në forcat e tij”, por edhe një vend i bukur e i paeksploruar Megjithatë, edhe pse ka shumë kompani e agjensi, edhe pse ka shumë operatorë tregu, sërish edhe ky treg ka të dalluarit e tij. Dhe për vitin 2015, ajo që e ka fi tuar këtë betejë në raport me analogët e saj është Globus Travel.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Aktualitet

Industria lulëzon, prodhimi lëngon!

  Shqipëria jeton një kontradiktë strukturore që vë në pikëpyetje natyrën reale të zhvillimit ekonomik: një industri përpunuese që duket e larmishme dhe në zgjerim, por që në thelb është e shkëputur nga baza prodhuese...

Uncategorized

SHPETIM LUKU/Energjia “kyc” Kurum-in

  Kompania turke ‘Kurum” ka pezulluar aktivitetin. Është një pezullim i detyruar prej asaj që po ndodh me energjinë në tregun botëror, cmimi i së cilës ka kapur kuota të paimagjinueshme. Sepse ndërsa energjia ka...

Biznesmenet

KOMPANIA MARKETING DISTRIBUTION

(M&D Albania) Të ardhurat bruto 2014: 95 milionë EURO Ndryshimi në % 14/13: +5 Numri i punonjësve: 324 Vendndodhja: Tiranë Në Shqipëri ka disa kompani që veprojnë në fushën e distribuimit të produkteve të ndryshme....