RRETH NESH

Çfarë veshin shqiptarët?

Përfytyroni dëshirën e ethshme të njerëzve për të bërë shopping, kthimin e tij në një pasion e, për disa, edhe në një mani. Në anën tjetër qëndron oferta pothuajse e pafund e tregut: butikë elegante, qendra tregtare moderne, dyqane të specializuara të markave ndërkombëtare, pika shitjeje pa një profil të qartë apo tregje të përqendruara me dhjetëra alternativa. Në këtë “pyll” zgjedhjesh, sfida më e madhe për konsumatorin mbetet të gjejë veshjen që përputhet njëkohësisht me shijen dhe buxhetin e tij.
Viti 2025 konfirmoi se tregu shqiptar i retail-it të veshjeve mbetet një nga sektorët më konkurrues të konsumit. Shifrat tregojnë se, pavarësisht hyrjes së vazhdueshme të markave të reja ndërkombëtare, gara vazhdon të dominohet nga dy emra të mëdhenj. Inditex Albania, me portofolin e markave Zara, Massimo Dutti, Bershka, Stradivarius dhe Pull&Bear, realizoi një aktivitet vjetor prej afro 80 milionë eurosh. Nga ana tjetër, LC Waikiki, duke operuar vetëm me një brand, arriti rreth 66 milionë euro aktivitet vjetor, një dëshmi e fuqisë së jashtëzakonshme që kjo markë ka ndërtuar në tregun shqiptar.
Përballë tyre, emra si New Yorker, Sinsay (Poloni), DeFacto (Turqi), Cottoni, OVS dhe marka të tjera po zgjerojnë gradualisht praninë e tyre dhe po konkurrojnë për segmente të ndryshme të konsumatorëve. Megjithatë, për nga vlera e aktivitetit, ato mbeten ende larg dy liderëve të tregut. New Yorker Albania, për shembull, realizoi një aktivitet vjetor prej afro 8 milionë eurosh, ndërsa siguroi një fitim mbi 3 milionë euro, një tregues i një modeli biznesi me rentabilitet të lartë.
Rritja e numrit të markave ndërkombëtare, zgjerimi i qendrave tregtare dhe ndryshimi i vazhdueshëm i preferencave të konsumatorëve po e bëjnë këtë sektor një nga më dinamikët në ekonominë shqiptare. Konkurenca pritet të intensifikohet edhe më tej në vitet e ardhshme. Pyetja që mbetet është: kush do të arrijë të fitojë besnikërinë e klientit shqiptar?

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2021

Asllan Baraj

Xhiro e biznesit 2020: 7.2 milionë euro Ndryshimi në % 20/19: +12 Numri i punonjësve: 100 Vendndodhja: Maminas, Durrës Fabrika e qeramikës KID-ALB përjetoi një ngjarje të rëndë pasi fabrika e re për prodhimin e...

2016

ALTIN LEKSANI & GENT DACI

Kompania ABCOM Emri i kompanisë: ABCOM Të ardhurat bruto 2015: 17 milionë EURO Numri i punonjësve: 300 Vendndodhja: Tiranë Altin Leksani dhe Gent Daci janë dy drejtues të kompanisë ABCOM. E themeluan këtë kompani në...

2022

Hongrae Lee

Xhiro e biznesit 2021: 34 milionë euro Ndryshimi në % 21/20: +400 Numri i punonjësve: 1620 Vendndodhja: Fier Për një vend me nivel jo të lartë zhvillimi, me probleme ekonomiko-sociale sikundër është Shqipëria, investimet e...