RRETH NESH

Hongrae Lee


Xhiro e biznesit 2021: 34 milionë euro
Ndryshimi në % 21/20: +400
Numri i punonjësve: 1620
Vendndodhja: Fier

Për një vend me nivel jo të lartë zhvillimi, me probleme ekonomiko-sociale sikundër është Shqipëria, investimet e huaja në përgjithësi e sidomos ato direktet janë një ilac i mirë për ti reduktuar këto probleme. Hyrja e një investitori të huaj apo themelimi i një kompanie të re me kapital të huaj është një lajm shumë i mirë për ambientin ekonomik shqiptar dhe shoqërinë në tërësi. I tillë ishtë padyshim edhe ai i ndërtimit të fabrikës për prodhimin e pajisjeve kabllore për automjetet në Fier. E ndërtuar nga kompania koreane “Yura Coorporation” me vlerën e afro 10 milionë eurove, kjo fabrikë ndoshta nuk kishte ndonjë peshë të përfillshme në raport me totalin e investimeve të huaja të konkretizuara gjatë vitit 2019 apo vitit 2020. Mirëpo roli dhe rëndësia e këtij investimi është e madhe. Sepse bëhet fjalë për një fabrikë të lokalizuar në zonën e Fierit, prej së cilës, në fund të vitit 2021, i cili ishte edhe viti i dytë i aktivitetit të “Yura Corporation Albania”, u regjistrua një numër total punonjësish prej 1500 vetësh. Inxhinierë prodhimi dhe të kontrolllit të cilësisë, ekonomistë, juristë, punonjës të përgatitjes së pagave, si dhe një numër të madh operatorësh prodhimi.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


 

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Luca Busi: “Coca-Cola-n e rrisin risitë”

  Shpetim Luku Edhe pse kanë kaluar mbi 25 vite, Luca Busi, sot President i kompanisë Coca-Cola Bottlling Shqipëria”, e mban mend mirë momentin, kur nëna e tij Znj.Cristina Busi Ferruzzi dhe xhaxhai i tij,...

2022

Nadir Causholli

Emri i kompanisë: CFO Pharma Xhiro e biznesit 2021: 60 milionë euro Numri i punonjësve: 300 Vendndodhja: Tiranë CFO Pharma është kompani lider në tregun farmaceutik shqiptar, e themeluar në vitin 2003. Që nga viti...

Biznesmenet

ILIR LINZA

Administrator i Përgjithshëm i kompanisë FPM Tutto Mobili (Fabrika e Prodhimit të Mobiljeve) Emri i kopmanisë FPM Tutto Mobili Të ardhurat bruto 2014: 10 milionë EURO Numri i punonjësve: 166 Vendndodhja: Tiranë Drejtuesi i Fabrikës...