RRETH NESH

ROLAND HYSA

President i kompanisë “Miell Tirana”
Emri i kompanisë: Miell Tirana
Të ardhurat bruto 2015: 15 milionë EURO
Numri i punonjësve: 102
Vendndodhja: Tiranë

Kompania e fabrikimit të drithërave, “Miell Tirana” regjistroi gjatë vitit 2015 një aktivitet thuajse të ngjashëm me një vit më parë. Realizoi një volum aktiviteti në nivelin e 15 milionë eurove, thuajse aq sa ishte ky aktivitet edhe në vitin 2014. Megjithatë pavarësisht “statusquosë” sasiore, prapë se prapë “Miell Tirana” mbetet një nga kompanitë më të mira shqiptare. Dhe kjo për mjaft arsye. Së pari sepse kemi të bëjmë me një biznes prodhues. E kemi thënë edhe herë të tjera që natyra e një biznesi është shumë domethënëse. Të merresh me biznes prodhues do të thotë të veprosh sipas parimit: shumë punë e shumë halle. Të merresh me biznes prodhues, të durosh problematikën që ajo shfaq në mënyrë permanente, do të thotë të evidentohesh si një njeri punëtor, i përgatitur për të përballuar garën afatgjatë të biznesit. Të merresh me prodhimin e asortimentit më të rëndësishëm të njerëzve, bukën e përditshme të tyre, do të thotë të jesh njeri i përgjegjshëm, detyra e të cilit është më tepër se sa të fi tojë para.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Robert Masha, i riu shqiptar që la karrierën në Itali, për ta bërë atë në Shqipëri

  Robert Masha është një djalë i ri 34 vjecar i diplomuar për financë në Universitetin e Bolonjës. Pas diplomimit filloi karrierën në profesionin e tij si auditor po në vendin fqinj. Mirëpo një ditë...

2018

Kompania “Ama Recycling”

Xhiro e biznesit 2017: 15 milion EURO Ndryshimi në % 17/16: + 25 Numri i punonjësve: 50 Vendndodhja: Tiranë Ka disa kompani që nuk janë fort të njohura për publikun shqiptar. Kjo shpjegohet me natyrën...

2016

ILIR LINZA

Emri i kompanisë: FPM Tutto Mobili Të ardhurat bruto 2015: 9 milionë EUR Numri i punonjësve: 166 Vendndodhja: Tiranë Egziston një perceptim i përgjithshëm se për biznesin shqiptar tashmë kanë ardhur ditë të vështira. Dhe...