RRETH NESH

Kompania “Ama Recycling”

Xhiro e biznesit 2017:  15 milion EURO
Ndryshimi % 17/16:   + 25
Numri i punonjësve:  50
Vendndodhja:  Tiranë

Ka disa kompani që nuk janë fort të njohura për publikun shqiptar. Kjo shpjegohet me natyrën e aktivitetit të tyre. Pasi duke mos prodhuar produkte apo shërbime për konsumatorin, ata ska se si të njihen pra nga ata që përbëjnë tregun e konsumatorëve të brendshëm. Por kjo nuk do të thotë aspak se këto kompani janë të parëndësishme. Përkundrazi, janë kompani e biznese me shumë vlera. Një prej përfaqësueseve më brilante të këtij grupimi biznesesh është “Ama Recycling”. E themeluar në vitin 2007, kjo kompani ka realizuar me sukses qëllimin pse është ngritur. Pra grumbullimin, seleksionimin shkrirjen dhe riciklimin e materialeve joferroze, si plumb, bakër, alumin, krom, zink, inox dhe sigurimin prej tyre të një lënde të parë që është e shfrytëzueshme për industrinë automotive dhe industrinë e prodhimit të enëve të guzhinës. Duke qenë se janë 3 kompani të rëndësishme që operojnë në këtë sektor me të njëjtin profil veprimtarie, ata kanë krijuar një bazë të arsyeshme dhe logjike që një fabrikë, nga ato që konsumojnë produktet e “Ama”-s dhe shoqeve të saj të mund të hapet në Shqipëri. Dy janë komponentët që e bëjnë këtë kompani dhe simotrat e saj të rëndësishme. Komponenti i parë ka të bëjë me faktin se duke pastruar territorin nga mbeturinat e tipit skrap, kjo kompani paraqitet si një protagonist i fuqishëm eksporti. Statistikat e rendisin “Ama Recycling” në vendin e 13-të, ndër 100 kompanitë eksportuese më të mëdha të vendit, me afro 14 milionë euro mall të eksportuar. Në mozaikun e biznesit shqiptar ka edhe kompani të tjera që kanë protagonizëm të spikatur në eksport, por ama janë shumë ta pakta kompanitë që produktin e tyre e kanë të destinuar të gjithin për eksport. “Ama Recycling” është pikërisht një kompani e tillë. Kjo kompani që kur është krijuar, është ideuar për të qenë e tillë: një kompani që grumbullon “mbeturina të parëndësishme”, për ti kthyer ato në lëndë të parë të rëndësishme e të nevojshme për kompanitë e njohura të prodhimit të automobilëve apo kompanitë e tjera që operojnë në industrinë e prodhimit të enëve të guzhinës. Jo më kot e bëjmë këtë shpjegim rreth rëndësisë që kanë kompani që operojnë në këtë sektor, pasi konstatohet një hendek i madh midis asaj që janë e përfaqësojnë këto kompani, me perceptimin dhe “fotografinë” e gabuar që është stimuluar për ricikluesit shqiptarë në kuadër të disa protestave për ndalimin. E vërteta është se ata po bëjnë një punë të madhe, një punë vërtet heroike për pastrimin e Shqipërisë, ndërkohë që nga persona të vetëemëruar si përfaqësues të shoqërisë civile, por edhe politikanë janë krijuar kosto të padrejta për ta.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Telekomunikacionet 2016, keq kompanitë, por mirë për qytetarët

Shpëtim Luku A i keni vënë re tendat e hapura nga kompanitë celulare si risi në kërkim të konsumatorëve të rinj nëpërmjet ofertave joshëse? Me numura falas apo internet, sms e minuta pa fund? A...

Uncategorized

Eksportues të keqtrajtuar

    Disa vite më parë prodhuesit kosovarë të qeramikës ankoheshin në mënyrë sistematike tek institucionet e Kosovës si viktima të konkurencës me mallra analoge shqiptare. Ndaj dhe kërkonin vazhdimisht nga Qeveria vendase të merrte...

2021

Arben Ndreka

Emri i kompanisë: “LUFRA” sh.p.k Xhiro e biznesit 2020: 11 milionë euro Numri i punonjësve: 241 Vendndodhja: Lushnjë Kur Arben Ndrekës, së bashku me bashkëshorten e tij, Antonetës, iu desh një emër për sipërmarrjen që...