RRETH NESH

Avni Ponari

Emri i kompanisë: Sigal Uniqa Group Austria
Xhiro e biznesit 2019: 60 milion EURO
Ndryshimi në % 19/18: +9
Numri i punonjësve: 255
Vendndodhja: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni

Avni Ponari është një protagonist i shquar i biznesit shqiptar. Nëpërmjet veprimtarisë së tij të suksesshme si biznesmen, përgjatë 22 viteve, ai ka shkruar një kapitull të rëndësishëm të historisë së këtij biznesi. Aktualisht ai është menaxher i një aktiviteti të përgjithshëm, që për vitin 2019, kapi shifrat e afro 60 milionë eurove, teksa interesat e tij si biznesmen shtrihen në tregjet e sigurimeve dhe financiare, ne tregtinë e shitjes së automjeteve të reja dhe servisit, në turizëm etj. Aktiviteti i tij si biznesmen është i lidhur me kompanitë e sigurimeve Sigal Unica Group Austria, Jetë dhe Jo-Jetë, në të tre vendet e rajonit, Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, me Fondin e Pensioneve private Sigal, me kompanitë e tregtimit të makinave AVEL dhe ALTO sh.p.k, si dhe me një numur vilash hotele nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë. Ajo cfarë ka arritur Avni Ponari përgjatë pak më shumë se dy dekadave është mjaft impresionuese, por ajo bëhet më shumë se e tillë, kur kujton edhe vështirësitë me të cilat është ndeshur, me barrierat që i është dashur të kapërcejë.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Të bojkotojmë ata që paguajnë taksa në favor të atyre që s’paguajnë?!

Sikurse mund ti ketë rënë në sy cdokujt, së fundmi është ndërmarrë një iniciativë e cila synon bojkotin e blerjeve nëpër supermarkete një ditë të muajit shkurt. Qëllimi sipas organizatorëve është protesta në këtë mënyrë...

2023

Agro Blend Group

Xhiro e biznesit 2022: 75 milion EURO Ndryshimi në % 22/21: +27 Numri i punonjësve: 302 Vendndodhja: Tiranë Në realitetin shqiptar ka jo pak biznese që janë zhvilluar në atë formë dhe në ato përmasa...

Uncategorized

Makinat e reja shtojnë një marsh

  Tregu i makinave të reja shënoi një rritje thuajse 25 për qind, krahasuar me një vit më parë. Ose e thënë ndryshe, gjatë vitit 2015 numri i automjeteve të reja të shitura ishte rreth...