RRETH NESH

Mario Bracci

Xhiro e biznesit 2019: 50 milion EURO
Ndryshimi në % 19/18: +6.1
Numri i punonjësve: 197
Vendndodhja: Thumanë, Krujë

Kompania e prodhimit të cimentos, ANTEA Cement vazhdon të performojë shkëlqyeshëm në mënyrë të qëndrueshme. Që nga momenti kur kjo fabrikë ka filluar prodhimin, por sidomos në 3 vitet e fundit ecuria e saj ka qenë në parametra shumë të mirë. Gjatë vitit 2019, ANTEA Cement regjistroi të ardhura nga shitjet në nivelin 6.2 miliardë lekëve, një tregues ky që i krahasuar me një vit më parë, ishte 6.12 për qind më i lartë. Nga i gjithë volume i shitjeve 66 për qind e tij u destinua për tregun e brendshëm, kurse pjesa tjetër për eksport. Raporti mes shitjeve në vend dhe atyre në eksport është i pëlqyeshëm pasi tregu shqiptar është i vogël dhe nuk e lë kompaninë në mëshirë të konjukturës së ndërtimit. Tregjet kryesore të eksportit të cimentos së Antea-s janë vendet e rajonit dhe ato të Mesdheut. Pasja e eksporteve në nivelin e 2.5 miliardë lekëve apo rreth 20 milionë eurove e bën ANTEA-n një ndër eksportuesit kryesorë të Shqipërisë. Konkretisht ajo është kompania e 13 eksportuese më e madhe e vitit.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

AgroKoni, 700 mijë euro eksporte shalqini në më pak se dy muaj

    Kompania e njohur e sektorit bujqësor, AgroKoni po përjeton një stinë të “nxehtë” eksporti. Vetëm në dy muaj janë qindra kamionë, të cilët kanë bërë itenerarin nga magazinat frigoriferike të kësaj kompanie deri...

2021

Helidon Rruga

Xhiro e biznesit 2020: 20 milionë EURO Ndryshimi në % 20/19: 5% Numri i punonjësve: 500 Vendndodhja: Durrës Situata e jashtëzakonshme që kaloi shoqëria shqiptare në përgjithësi prej pandemisë së shkaktuar nga Covid 19 gjatë...

2023, Biznesmenet

Kujtim Zëre

Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “Albanian Herb” Xhiro e biznesit 2022: 7 milionë euro Ndryshimi në % 22/21: +8 Numri i punonjësve: 60 Vendndodhja: Durrës Piramida ishte parashikuar të ndërtohej me mermer të bardhë dhe...