RRETH NESH

Kompania Alb-Sale-Vlora

Emri i kompanisë: ALB-SALE-Vlora
Xhiro e biznesit 2019: 3 milionë EURO
Numri i punonjësve: 105
Vendndodhja: Vlorë

Vlora është një qytet i rëndësishëm i Shqipërisë, por ajo, si dhe shumë qytete të tjera të të Shqipërisë kanë fatin e keq që janë të varfëra sa i takon bizneseve të rëndësishme e të krahasueshëm në rang kombëtar. Shumica e bizneseve kanë përmasa lokale dhe rajonale. Por gjatë vitit 2019, një kompani vlonjate arriti të regjistrojë një performancë të mirë, cka i dha asaj “kredencialet” e duhura për tu përfshirë në bizneset më të mirë në Shqipëri. Është fjala për kompaninë ALB-SALE-Vlora. E themeluar në vitin 2009, si një kompani e re që fitoi të drejtën e koncensionit të kripës, ALB-SALE-Vlora i ofron tregut shqiptar kripë deti e përpunuar ushqimore, kripë deti industriale si dhe kripë deti gjysëm të përpunuar, prodhuar me standartin më të lartë në të gjithë rajonin. Por sikurse është e kuptueshme, për vetë produktin që tregton, kjo kompani nuk ka se si të ketë përmasa impresionuese në aspektin sasior të numrave që tregojnë volumin e aktivitetit të saj në vlerë.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Biznesmenet

KOMPANIA INDITEX ALBANIA

Emri i kompanisë: Inditex Albania Të ardhurat bruto 2014: 9 milionë EURO Numri i punonjësve: 150 Vendndodhja: Tiranë Imagjinoni për një cast gjendjen në të cilën ndodhet sektori i qendrave tregtare në Shqipëri. Gjykuar nga...

2016

HELIDON RRUGA

Administrator i Përgjithshëm i kompanisë “Coral Fish” Të ardhurat bruto 2015: 11 milionë EURO Ndryshimi në % 15/14: +60 Numri i punonjësve: 150 Vendndodhja: Durrës Përgjatë 13 viteve të studimit të përformancës së biznesit shqiptar...

Biznesmenet

ROLAND HYSA

President i kompanisë “Miell Tirana” Emri i kompanisë: Miell Tirana Të ardhurat bruto 2014: 15 milionë EURO Numri i punonjësve: 102 Vendndodhja: Tiranë Biznesi i përpunimit të drithërave është një aktivitet, madhësia e të cilit...