RRETH NESH

Erdal Demir

Emri i kompanisë: “Kurum International”
Xhiro e biznesit 2020: 193 milion EUR
Numri i punonjësve: 615
Vendndodhja: Elbasan

Për biznesin shqiptar, viti 2020, ishte i vështirë. Pandemia krijoi një situatë të tillë, nga e cila u prekën thuajse të gjitha kompanitë shqiptare. Ndaj, kur bie fjala për ndonjë kompani në vecanti, pyetja më e natyrshme që mund të bëhet lidhur me shkallën e ndikimit dhe aspektet ku u konkretizua ky ndikim është mëse e natyrshme.
Një pyetje e tillë është me vend të bëhet edhe për Kurum International, si një nga kompanitë më të mëdha në vend për prodhimet e hekurit dhe celikut. Aq më tepër, që pandemia erdhi në një moment, kur KURUM kishte ndezur motorët e saj dhe po funksiononte shkëlqyeshëm për disa vite me radhë, që pas shpalljes së falimentit. Por që duhet theksuar gjithmonë që falimentimi i Kurum-it ka qenë një akt në respektim të ligjit, meqënëse kompania u ndodh përballë një konjukture të pafavorshme aktiviteti dhe jo një falimentim i përhershëm. E vërteta është se në muaj e parë të pandemisë, pra në periudhën nga marsi deri në gusht, aktiviteti i kompanisë u cënua ndjeshëm.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Aktualitet

Analiza me dy fjale: pastrim parash!

Në Shqipëri, sa herë që shfaqet një fenomen ekonomik i vështirë për t’u shpjeguar, shumë njerëz nxitojnë ti vënë vulën: “është pastrim parash”. Bumi i ndërtimeve? Pastrim parash. Aktivitete sportive që dalin me humbje? Pastrim...

Uncategorized

Aqua Park dhe Adventure Dajti Parc, dy investime të mrekullueshme

    Shpëtim Luku Kryeqytetit shqiptar iu shtuan së fundmi dy investime: Aqua Park dhe Adventure Dajti Parc. Janë të dyja investime të bëra në një sector që ishte dhe mbase edhe vazhdon të jetë...

2021

Ndriçim Osmani

Emri i kompanisë: Insifa Xhiro e biznesit 2020: 5 milion EUR Numri i punonjësve: 120 Vendndodhja: Maminas, Durrës Teksa kryente një nga ato vizitat e tij të zakonshme nëpër kompani për të promovuar realitete të...