Emri i kompanisë: EHW, Conad Albania, Qafshtama
Xhiro e biznesit 2020: 75 milion EURO
Numri i punonjësve: 500
Vendndodhja: Tiranë, Krujë

Biznesmeni i mirënjohur, Luan Leka pati fatin që vitin 2020 kompanitë e tij ta mbyllin me performancë shumë të mirë dhe të përmirësuar, krahasuar me një vit më parë. Pra, edhe pse ishte vit shumë i vështirë prej pandemisë, edhe pse vështirësi hasën, sikurse është e kuptueshme edhe kompanitë e tij, rezultati final në fund të vitit ishte mëse i pëlqyeshëm. Në fakt, që kur filloi
pandemia, që kur shteti shqiptar i panikosur prej të panjohurave të saj vendosi karantinën tremujore u pa qartë se biznesi ushqimor nuk do të kishte ndonjë tronditje. Sepse njerëzit do të vazhdonin jetesën në rrethana të lëvizjeve të bllokuara gjithsesi. Ndaj dhe performanca e siguruar nga EHW, Conad Albania, Conad Food Trade dhe Uji Qafshtama nuk ka pse të habisë kërrkënd. Conad Albania dhe Conad Food Trade realizuan një volum aktiviteti prej 6.5 miliardë lekësh. Krahasuar me një vit më parë rritja është rreth 800 milionë lekë ose rreth 15 për qind. Conad Albania u rendit në vendin e 80 ndër kompanitë më të mëdha të Shqipërisë, kurse Conad Food Trade në vendin e 92.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2023, Biznesmenet

Dritan Çelaj

Drejtor i Përgjithëm i kompanisë Atlantik Emri i kompanisë: Atlantik Xhiro e biznesit 2022: 7 milion EURO Numri i punonjësve: 145 Vendndodhja: Tiranë Kanë kaluar mbi 30 vjet që kur Shqipëria zëvëndësosi sistemin e ekonomisë...

Uncategorized

Avni Ponari, kur ideja është malli më i vlefshëm në botë

    Shpetim Luku “ Kur nuk kisha para të mjaftueshme, u ula të mendoja dhe nuk vrapova për të fituar para. Një ide është malli më i vlefshëm në botë”. Ai që e thotë...

Aktualitet, Blog

Ferma që nuk lulëzuan kurrë

Shumë vite më parë, si gazetar, pata rastin të shoh nga afër një realitet të bukur biznesi në Tërbuf të Lushnjës. Aty, Qemal Kozarja kishte ngritur një kompleks blegtoral modern, që të impresiononte me investimet,...