RRETH NESH

Julian Bërxulli

Xhiro e biznesit 2020: 13 milion EURO
Ndryshimi në % 20/19: +250
Numri i punonjësve: 400
Vendndodhja: Durrës

Ndërsa bisedonim vjet me Julian Bërxullin rreth ecurisë së AMBRA-s ai e mbyllte intervistën e tij me parashikimin që kompania që ai drejton do të mund ta mbyllte vitin 2020 me një xhiro biznesi në kufijtë e 7.5-8 milionë eurove. Sivjet, konstatojmë me kënaqësi që objektivi i tij është realizuar, pasi AMBRA regjistroi gjatë vitit të kaluar një aktivitet prej 7.5 milionë eurosh. Nëpërmjet këtij rezultati të arritur, AMBRA është kthyer automatikisht në kompaninë me volumin më të madh të aktivitetit në sektorin ku vepron. Pra në sektorin e industrisë së prodhimit të veshjeve. Viti 2020, për shkak të pandemisë ishte një vit i vështirë për biznesin shqiptar në tërësi. Kurse AMBRA iu përshtat vështirësive dhe jo vetëm që nuk e tkurri aktivitetin, por përkundrazi e shtoi atë, duke shënuar edhe rezultatin më të mirë historik të kompanisë.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2020

Luca Busi

Emri i kompanisë: “Coca Cola Bottling Shqipëria” Xhiro e biznesit 2019: 36 milionë euro Ndryshimi në % 19/18: +8.7 Numri i punonjësve: 347 Presidenti i “Coca-Cola Bottling Shqipëria”, Luca Busi është një biznesmen i madh....

2020

Kompania LC Waikiki Albania

Xhiro e biznesit 2019: 31 milion EURO Ndryshimi në % 19/18: +10 Numri i punonjësve: 279 Vendndodhja: Tiranë Përfytyroni pak dëshirën e ethshme të njerëzve për të bërë shoping, kthimin e tij në një pasion...

2022

Hideki Nakamura

Emri i kompanisë: SEWS Cabind Albania Xhiro e biznesit 2021: 10 milionë euro Numri i punonjësve: 610 Vendndodhja: Tiranë Për një vend me nivel jo të lartë zhvillimi, e me probleme ekonomiko-sociale sikundër është Shqipëria,...