RRETH NESH

Gentian Karaj

Emri i kompanisë: “Albanian Motor Company”
Xhiro e biznesit 2020: 13 milionë euro
Numri i punonjësve: 40
Vendndodhja: Tiranë

Gentian Karaj është drejtori i përgjithshëm i kompanisë së tregtimit të automjeteve të reja “Albanian Motor Company”. Që nga momenti i emërimit të tij në krye të kësaj kompanie ai ka mundur që ti japë një kthesë rrënjësore asaj. Nga një kompani thuajse modeste në tregues të shitjes së makinave dhe tregues ekonomiko-financiarë, tashmë “Albanian Motor Company” është kthyer në një nga kompanitë kryesore të këtij tregu, së bashku me 3-4 kompani të tjera. Gjatë vitit 2020, kompania e vazhdoi performancën e mirë të saj, duke siguruar një xhiro prej 13 milionë eurosh, pavarësisht se ndikimi i pandemisë në sektorin e shitjes dhe servisin e makinave të reja ishte i konsiderueshëm. Dhe përderisa u bënë disa vite rrjesht që “Albanian Motor Company” performon shumë mirë në tregun shqiptar, atëhere është lehtësisht e kuptueshme se një meritë të madhe ka edhe mënyra e drejtimit, stili i drejtimit, mënyra e komunikimit etj.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2016

AVNI PONARI

Drejtor i Përgjithshëm i Sigal Unica Group Austria Emri i kompanisë: Sigal Unica Group Austria Të ardhurat bruto 2015: 40 milionë EURO Numri i punonjësve: 300 Vendndodhja: Tiranë, Prishtinë, Shkup Humori i administratorëve të kompanive...

2021

Mario Bracci

Xhiro e biznesit 2020: 61 milion EURO Ndryshimi në % 20/19: +12 Numri i punonjësve: 200 Vendndodhja: Thumanë Kompania “Antea Cement” bën pjesë në grupin e atyre bizneseve që e mbaruan aktivitetin e tyre gjatë...

2022

Luan Leka

Xhiro e biznesit 2021: 55 milion EURO Ndryshimi në % 21/20: +12 Numri i punonjësve: 500 Vendndodhja: Tiranë, Krujë Që prej vitit 1992, vit kur biznesmeni i mirënjohur Luan Leka themeloi kom- paninë e parë...