Emri i kompanisë: KIKA
Xhiro e biznesit 2020: 13 mln EURO
Numri i punonjësve: 100
Vendndodhja: Tiranë

Nëse do të shtronim një pyetje rreth sektorit të biznesit që ka numrin më të madh të kompanive që operojnë në të, gjithkush do të përgjigjej në favor të sektorit të ndërtimit. Pasi, masivizimi i këtij sektori nuk është vetëm një perceptim i përhapur publik, por edhe një realitet. Numri i kompanive të ndërtimit në vend mund të kapë edhe shifrën e mijërave.
Ndërtimi është konsideruar terreni më i lehtë dhe më i përshtatshëm për të bërë biznes nga shumë e shumë vetë, por koha ka seleksionuar seriozët. Ata që në saj të korrektesës, seriozitetit, transparencës, partneritetit me blerësin, kujdesin për klientin dhe qytetin kanë ndërtuar reputacionin e duhur për kompaninë e tyre. Pa më të voglin dyshim, kompania e ndërtimit KIKA bën pjesë në kategorinë e kompanive të shquara të ndërtimit, në kategorinë e më të mirëve të këtij sektori.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Aktualitet, Uncategorized

Karburantet, “ari i zi” për shtetin, jo për biznesin

  Çmimi i karburanteve ka qenë shpesh temë diskutimi dhe arsye revolte për shumë shqiptarë. Dhe, në një masë të konsiderueshme, kjo është e kuptueshme. Çmimi i karburanteve në Shqipëri ka qenë ndjeshëm më i...

Uncategorized

Eksportues të keqtrajtuar

    Disa vite më parë prodhuesit kosovarë të qeramikës ankoheshin në mënyrë sistematike tek institucionet e Kosovës si viktima të konkurencës me mallra analoge shqiptare. Ndaj dhe kërkonin vazhdimisht nga Qeveria vendase të merrte...

2019

Kompania GSA

Xhiro e biznesit 2018: 90 milion EURO Ndryshimi në % 18/17: +15 Numri i punonjësve: 141 Vendndodhja: Tiranë Ka disa mënyra për të vlerësuar ecurinë e sektorit energjitik shqiptar. Mënyra më e mirë dhe e...