Emri i kompanisë: Erzeni
Xhiro e biznesit 2020: 11.7 milionë euro
Numri i punonjësve: 250
Vendndodhja: Samaticë, Berat

Për të qenë të suksesshëm nuk ka nevojë të jesh gjeni, vizionar apo të kesh një diplomë universiteti. Të nevojitet vetëm një sistem drejtimi dhe një ëndërr”-thotë Michael Dell, miliarderi amerikan, CEO I kompanisë Dell. Sa herë meditoj rreth historisë së suksesit të shkruar prej Isuf Begës, nëpërmjet themelimit dhe drejtimit të kompanisë së prodhimit të produkteve të bulmetit, “Erzeni”, pikërisht kjo thënie e Dellit më vjen ndërmend. Sepse edhe Isuf Begaj, në fillimet e kompanisë nuk e kishte përfytyrimin dhe vizionin se do të mund të arrinte këtu ku ka arritur. Vërtet është burrë i mencur, i qetë e i shtruar, vërtet që edhe në ekonominë e dikurshme të kooperativës kishte punuar si ekonomist i saj, por ama, aktivitetin e nisi thjesht e vetëm me objektivin për ti siguruar familjes progres ekonomik. Sepse Isuf Begaj nuk e pranonte dot faktin dhe realitetin që mbolli sistemi i kaluar ku fshatari të mos kishte mundësi të siguronte qumësht, kos dhe produkte të tjera blegtorale për nevojat e tij. Nuk e pranonte dot situatën mjerane që u krijua nëpërmjet kolektizimit, më herët, e tufëzave e arëzave më vonë.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Biznesmenet

FABRIKA E ÇIMENTOS FUSHË-KRUJË

Të ardhurat bruto 2014:: 65 milionë euro Ndryshimi në % 14/13: +25 Numri i punonjësve: 380 Vendndodhja: Fushë Krujë Egziston një perceptim i përgjithshëm që sektori i ndërtimit nuk përjeton ditë të mira. Dhe ky...

2023

Mehmet Memo

Menaxher i LC Waikiki për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut Xhiro e biznesit 2022: 50 milionë euro Ndryshimi në % 22/21: +11.2 Numri i punonjësve: 420 Vendndodhja: Tiranë Përfytyroni pak dëshirën e ethshme të njerëzve...

2018

Adrian Bardhi

Emri i kompanisë: AD. Pascucci Caffe shpk Xhiro e biznesit 2017: 4,5 milionë euro Numri i punonjësve: 80 Vendndodhja: Durrës Çdo person i rritur në moshë e ndjen gjatë ditës nevojën e konsumimit të një...