RRETH NESH

Vasil Llajo

Emri i kompanisë: Intermedica
Xhiro e biznesit 2020: 8.5 milionë euro
Numri i punonjësve: 150
Vendndodhja: Tiranë

Ka kaluar shumë kohë, rreth 26 vite, por Edvin Libohova e mban mend mirë periudhën kur në zyrën e tij të Drejtorit të Përgjithshëm të Bankës së Kursimeve trokiti një mjek me një kërkesë të zakonshme, atë të sigurimit të një kredie. Veçse qëllimi pse do të përdorej kredia ishte paksa i pazakontë. Mjeku Vasil Llajo e kërkonte dhe e dëshironte këtë kredi, rreth 700 mijë dollarë, për të sjellë e insaluar në Shqipëri skanerin e parë për diagnostikimin e pacientëve. Nga pikëpamja e shifrave ishte i “paaftë” ta bindte kreun e atëhershëm të bankës më të madhe të Shqipërisë, por pse duhej e çfarë efektesh pozitive do të sillte futja edhe përdorimi i skanerit në Shqipëri këtë po, e realizonte më së miri. Dhe Edvin Libohova flaku tej ngurtësinë e bankierit që synon të jetë i sigurtë në të gjitha rrethanat, por i besoi intuitës së tij duke marrë risk përsipër e duke ia akorduar kredinë Dr. Vasil Llajos. Kurse vetë Vasil Llajo nëpëmjet futjes së skanerit të parë në Shqipëri do të fillonte një proces revolucionarizues në shëndetësinë shqiptare.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2020

Mario Bracci

Xhiro e biznesit 2019: 50 milion EURO Ndryshimi në % 19/18: +6.1 Numri i punonjësve: 197 Vendndodhja: Thumanë, Krujë Kompania e prodhimit të cimentos, ANTEA Cement vazhdon të performojë shkëlqyeshëm në mënyrë të qëndrueshme. Që...

2021

Erdal Demir

Emri i kompanisë: “Kurum International” Xhiro e biznesit 2020: 193 milion EUR Numri i punonjësve: 615 Vendndodhja: Elbasan Për biznesin shqiptar, viti 2020, ishte i vështirë. Pandemia krijoi një situatë të tillë, nga e cila...

Uncategorized

Keqkuptimi i madh me karburantet

  Ndërsa cmimi në bursat ndërkombëtare ka kapur minimumin historik, në Shqipëri ato janë relativisht të larta. Është faji i tregtarëve të karburanteve? Apo problemi qëndron diku tjetër? Shpëtim Luku Rënia e cmimit tëkarburanteve në...