RRETH NESH

“Classic Tirana” sjell Maxus e D9 “furgonin më të mirë të vitit”

 

Kompania e njohur e tregtimit të automjeteve të reja, Classic Tirana bën të ditur se ka sjellë në Shqipëri furgonin elektrik Maxus e D9. Ky është një lajm i rëndësishëm për të gjitha kompanitë e distribuimit që veprojnë në vendin tonë, pse jo, edhe për transportimin e punonjësve. Sepse furgoni ka një volum prej 12 metra 3 dhe 350 kilometra pavarësi, cka e bën atë mëse të përshtatshëm për këtë lloj shërbimi. Nga pikëpamja e volumit është e krahasueshme  me Sprinter-in e Mercedes-it dhe me  Crafter-in e VW. Ndërkohë që në curricullumin e këtij mjeti transporti bën pjesë edhe cmimi si furgoni më i mirë i vitit.

Po pse duhet apo këshillohet një kompani të fillojë të mendojë e të përqëndrohet tek zëvëndësimi i flotës së automjeteve të tyre klasike me mjetet elektrike, sikurse është furgoni Maxus e D9? Pse edhe kompanitë shqiptare duhet të ndjekin gjurmët e të mirënjohurave ndërkombëtare, sikurse IKEA, e cila ka filluar përdorimin në masë të këtij furgoni transporti?

Janë llogaritë ato që e bëjnë këtë furgon të preferueshëm, pasi nëpërmjet tij eleminohen shpenzimet kryesore të distribucionit si karburanti, mirëmbajtja e tij(vaj, ferrota, personelin që mbulon furnizimin apo mirëmbajtjen etj. Sipas kalkulimeve përkatëse  mund të kursehen 12-15 mijë euro në vit, cka e bën vërtet të leverdisshme operacionin e zëvëndësimit të mjeteve klasike, apo shtimin e flotës me këto lloje automjetesh elektrike.

Sjellja e këtij furgoni në tregun shqiptar është vazhdim i filozofisë që po ndjek “Classic Tirana” kohët e fundit, duke u përqëndruar shumë në përfaqësimin dhe tregtimin e mjeteve elektrikë. Duke sjellë brande të reja të kësaj natyre, por me avantazhe krahasuese karshi konkurenteve sa i takon pavarësisë së tyre. Sigurisht, sjellja e kësaj kompani në këtë mënyrë e ka kthyer atë në pararojë të procesit, që është në fillesat e tij, ndonëse vështirësitë dihen. Sepse pikësëpari ato lidhen me mungesën e një plani nga ana e shtetit apo operatorëve privatë për të filluar të mendojnë për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme të karikimit të këtyre mjeteve. Edhe ato kompani që kanë guxuar duke blerë automjete të tilla, e kanë zgjidhur vetë këtë problem, por që gjithsesi është i pamjaftueshëm dhe  shumë kufizues për situatën aktuale.

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Aktualitet

Kompania“Lajthiza”, pasuria kombëtare që impresionoi Presidentin Begaj

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në kompaninë Lajthiza. Fillimisht, kjo vizitë mund të jetë konceptuar si një nga ato aktivitetet e zakonshme që projekton dhe organizon stafi presidencial. Por ballafaqimi i Presidentit me realitetin...

Uncategorized

Telekomunikacionet 2016, keq kompanitë, por mirë për qytetarët

Shpëtim Luku A i keni vënë re tendat e hapura nga kompanitë celulare si risi në kërkim të konsumatorëve të rinj nëpërmjet ofertave joshëse? Me numura falas apo internet, sms e minuta pa fund? A...

Biznesmenet

KUJTIM SHKRELI

Administrator i Përgjithshëm i kompanisë “EURO-FISH” Emri i kompanisë: EURO-FISH Të ardhurat bruto 2014: 2 milionë EURO Numri i punonjësve: 440 Vendndodhja: Lezhë Në disa raste, njeriu mund të ketë arritur shumë në jetë e...