RRETH NESH

Saimir Mane


Emri i kompanisë: Balfin Group
(Neptun, Mane TCI, Green Coast, Banka e Tiranës, Spar, Kid Zone, TEG, QTU, et)
Xhiro e biznesit 2021: 300 milionë euro
Numri i punonjësve: 5500
Vendndodhja: Tiranë

Nëse do të shtrohet një pyetje se kush është biznesmeni më i madh të Shqipërisë, shumë personave do iu shkoj mendja tek Samir Mane. Dhe do i përgjigjen kësaj pyetjeje në favor të tij. Nuk është një perceptim i gabuar. Nuk është një percepteim që përfaqëson mospërputhje me realitetin. Përkundrazi është një perceptim i stimuluar nga stadi ku ka arritur Samir Mane si biznesmen, nga mënyra se si ai i është ofruar konsumatorit, nga zhvillimi i vrulishëm që ka marrë grupi i tij “Balfin” duke u zgjeruar jashtëzakonisht shumë. Pothuaj në të gjitha sektorët kryesorë të biznesit. Aktivitetet e grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë, retail (shitjen me pakicë), miniindustrinë, atë bankar, turizmin, teknologjinë, median, arsimin, logjistikën etj. Grupi Balfin është një partner i besueshëm që kryen aktivitete biznesi në një gamë të gjërë industrish në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare sipas standarteve më të larta të biznesit dhe etikës, me shikuar që do të mbërrinte në këtë nivel ku është aktualisht. Thjesht sepse realiteti që ka ndërtuar dhe përjeton është fantastik. Është tejet impresionues. Është shumë mrekullues. Neptun për shembull është sot një kompani që gjatë viti 2021 ka regjis- truar një nivel shitjesh prej 7. 7 miliardë lekë. Duke shënuar rritje prej 10 për qind krahasuar me vitin paraardhës. Nëpërmjet një rrjeti prej 29 dyqanesh ajo ka ofruar në vijimësi produktet nga brandet më të njohura si BEKO, SAMSUNG, LG, APPLE, SONY, BOSCH, PHILIPS, TEFAL, ROËENTA, HAMA, BRAUN.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

“Hienat”

“Hienat bankare” është libri i një gazetari investiguese amerikan, i cili trajton abuzimet e mëdha në sektorin bankar dhe financiar. Teksa kryente intervistat e shumta me punonjës të këtij sektori për vjeljen e informacionit të...

2021

Laurentiu Hutanu

Emri i kompanisë: Uji i Ftohtë Tepelenë Xhiro e biznesit 2020: 9.5 milionë euro Numri i punonjësve: 80 Vendndodhja: Tepelenë Orientimi drejt objektivave të qëndrueshëm dhe rritja e kontributit në komunitete duket se po kthehet...

Uncategorized

Dizejnatori i turizmit

  SHPETIM LUKU/ Janë të shumë shqiptarët që kanë shkuar në Turqi për pushime gjatë këtyre viteve. Në Antalia, në Alania apo në Kemer, kudo ku kanë shkuar janë impresionuar prej madhështisë së resorteve turistikë...