RRETH NESH

Laurentiu Hutanu

Emri i kompanisë: Uji i Ftohtë Tepelenë
Xhiro e biznesit 2020: 9.5 milionë euro
Numri i punonjësve: 80
Vendndodhja: Tepelenë

Orientimi drejt objektivave të qëndrueshëm dhe rritja e kontributit në komunitete duket se po kthehet në një busull për politikat e kompanive të maturuara dhe novatore edhe në Shqipëri. Një shembull i këtij mentaliteti të ri është edhe lëvizja e fundit e “Uji i Ftohtë Tepelene” duke ndryshuar pjesën më të madhe të flotës së automjeteve të saj të cilat kishin në bazë gazin dhe duke kaluar në makina elektrike. Laurentiu Hutanu Drejtor i Përgjithshëm i “Uji i Ftohtë Tepelene” nënvizon se ky është vetëm fillimi i këtij rrugëtimi që ka në thelb qëndrueshmërinë por hapa të tjerë do të pasojnë kohë pas kohe, në të njëjtin drejtim. Ndaj një ndër objektivat e rëndësishme të shoqërisë gjatë 2020 ishte të hidhte hapat e një planifikimi, rakordimi dhe buxhetimi korrekt të aktiviteteve me Qendrueshmëri Mjedisore, të cilat u realizuan në kohë rekord dhe u lancuan në 2021.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

SHPETIM LUKU/ Siguruesit, Bonus jo, Malus po!

  Në fillim të këtij muaji hyri në fuqi ligji për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit. Ligji përmban disa risi të rëndësishme, mes të cilave edhe mundësinë e përdorimit të sistemit bonus-malus nga...

2020

Luan Leka

Emri i kompanisë: EHW, Conad Albania, Conad Food Trade dhe uji Qafshtama Xhiro e biznesit 2019: 70 milion EURO Numri i punonjësve: 500 Vendndodhja: Tiranë, Krujë Augusto Nidoli është një nga investitorët e parë që...

Uncategorized

Peugeot 508, makina më e bukur e vitit 2018 erdhi në Shqipëri

  Modeli 508 është një rikrijim tërësor. Ekipi i dizajnit, gjatë krijimit të kësaj makine, përdori ekspertizën e tij për të ofruar estetikë dhe cilësi pa kompromis. Kujdes i është kushtuar cdo detaji, së bashku...