RRETH NESH

Helidon Rruga


Xhiro e biznesit 2021: 28 milionë EURO
Ndryshimi në % 21/20: +23
Numri i punonjësve: 367
Vendndodhja: Durrës

Kur Helidon Rruga filloi të shesë peshk nëpër disa tezga në Kavajë këtu e rreth 28 vite më parë, ky veprim nuk ishte thjesht një reagim në kushtet e reja të krijuara atë kohë. Por ishte më shumë se kaq. Ishte fillimi i fillimi i një rruge të gjatë biznesi. Ishte një ide, të cilën ai e bëri jetën e tij, për të cilën mendoi, ëndërroi e jetoi për të. Mendja, muskujt, nervat dhe cdo pjesë e trupit të tij ishin të mbushura me këtë ide. Kjo ishte receta e suksesit të tij, një sukses që është i materializuar tek kompania “Coral Fish”. Një kompani kjo, e cila zhvillohet e përmirësohet vazhdimisht. Një kompani kjo që i avancon treguesit e saj të performancës nga njëri vit në tjetrin. Me përjashtim të vitit 2020, kur si rezultat i pandemisë së Covid—19, ajo njohu një tkurrje të vogël të aktiviteti, cdo vit tjetër, rezultati i arritur prej saj ka qenë kurdoherë më i mirë se viti paraardhës.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


 

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2018

Roland Hysa

Emri i kompanisë: Miell Tirana Xhiro e aktivitetit 2017: 14 milionë euro Numri i punonjësve: 106 Vendndodhja: Tiranë Sektori i fabrikimit të drithërave është një biznes, madhësia e të cilit varet shumë nga ecuria e...

Uncategorized

Biokarburantet, ligji akoma në letër

  Mjaft kompani karburanti, me përjashtim të Kastrati-t nuk i përmbahen ligjit për të përzier karburantin klasik të tyre me Biodiesel dhe bioetanol. Shpëtim Luku Edhe pse të bësh biznes në Shqipëri sa vjen e...

Uncategorized

Apeli “Mektrin Motors-it“:“Cmonto“ Land Rover-in dhe Jaguar-in

  Kompania e tregtimit të makinave Mektrin Motors humbet gjyqin në Gjykatën e Apelit. E ndjerë viktime e një padrejtësie nga vendimi i shkallës së parë, e cila e ndalonte këtë kompani të merrej me...