RRETH NESH

Hajri Elezi


Emri i Kompanisë: Lajthiza Invest
Xhiro e biznesit 2021: 15.5 milion EURO
Numri i punonjësve: 500
Vendndodhja: Lajthizë, Pukë

Të nisesh për të shkuar në Kukës nga rruga e vjetër e Qafë Malit ka qenë dikur një sipërmarrje e vështirë, shumë dekurajuese. Ishte një rrugë që bëhej nga halli. Por akoma edhe më e vështirë duket dhe përjetohet tashmë, duke marrë parasysh komoditetin që të ofron Rruga e Kombit. Kthesat e pafundme dhe të forta, përmasat e ngushta të saj, ngjitje zbritjet i bëjnë heronj të vërtetë ata që kalojnë në këtë korridor rrugor për arsye pune apo biznesi. Këtë rrugë përdorin edhe kamionët e shumtë të kompanisë “Lajthiza Invest”, që marrin ujin e ambalazhuar nga repartet e fabrikës për ti dërguar në njësitë e distribuimit të shumicës apo pakicës. Mjafton të shkosh njëherë për vizitë tek fabrika e mirënjohur në Lajthizë dhe ajo rrugë e vjetër mes maleve shërben si përfytyrim i gjithë ecurisë 22 vjecare e kompanisë. Një rrugëtim shumë i suksesshëm i saj, por që natyrisht ka kaluar mes vështirësish e problematikash të shumta. Dhjetë vitet e fundit kanë qenë vërtetë të suksesshme për “Lajthizën”, vite gjatë të cilave ajo është shndërruar në lider i padiskutueshëm i tregut përkatës, me afro 60 për qind të totalit.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2016

KOMPANIA GLOBUS TRAVEL

Emri i kompanisë: Globus Travel Të ardhurat bruto 2015: 15.7 milionë EURO Numri i punonjësve: 15 Vendndodhja: Tiranë Në Shqipëri ka një numur tepër të madh të kompanive apo sic thuhet zakonisht të agjencive turistike....

2022

Robert Lili

Administrator i Përgjithshëm i kompanisë “Illyrian Guard” Xhiro e biznesit 2021: 14 milionë euro Ndryshimi në % 21/20: +70 Numri i punonjësve: 1604 Vendndodhja: Tiranë Shoqëria “Illyrian Guard” sh.a është një kompani me kapital 100...

Uncategorized

Ilir Xhani, kur suksesi ne Shqiperi “parafabrikohet” ne Itali

  Shpetim Luku Cdo njeri e ka të pashmangshme që në një periudhë të caktuar kohe, të kthejë kokën pas për të shikuar dhe analizuar rrugën që ka përshkuar. Në varësi të rezultatit e konkluzionit...