RRETH NESH

Hideki Nakamura


Emri i kompanisë: SEWS Cabind Albania
Xhiro e biznesit 2021: 10 milionë euro
Numri i punonjësve: 610
Vendndodhja: Tiranë

Për një vend me nivel jo të lartë zhvillimi, e me probleme ekonomiko-sociale sikundër është Shqipëria, investimet e huaja në përgjithësi e sidomos ato direktet janë një ilac i mirë për ti reduktuar këto probleme. Në këtë kup- tim, cdo investim i huaj pavarësisht llojit e shumës së investuar që realizohet në Shqipëri është mëse i mirëpritur. Por sidomos investimet e huaja direkte. Në fundin e vitit 2019 grupi Sumitomo Elektrik Group hyri në Shqipëri nëpërmjet krijimit të kompanisë SEWS Cabind Albania. Viti 2020 ishte vit i ngritjes së plotë të kompanisë dhe i një aktiviteti në kushte të reduktuara si rrjedhojë e pandemisë së Covid 19 që pushtoi botën. Por funksionimin e plotë kompania e fitoi gjatë vitit 2021, kur mund të thuhet se realizoi një aktivitet normal, brenda pritshmërive, por jo brenda objektivave e qëllimeve që ajo ka. Gjatë vitit 2021, kompania Sews Cabind Albania realizoi një aktivitet prej afro 10 milionë eurosh.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Aktualitet

Koha e trashëgimisë, sfida e madhe e biznesmenit shqiptar

Pas më shumë se tri dekadash ekonomi tregu, Shqipëria ka ndërtuar tashmë një histori të konsoliduar të sipërmarrjes private. Pionierët e parë të biznesit, ata që ngritën themelet në vitet ‘90 me guxim, vizion dhe...

Uncategorized

“Hienat”

“Hienat bankare” është libri i një gazetari investiguese amerikan, i cili trajton abuzimet e mëdha në sektorin bankar dhe financiar. Teksa kryente intervistat e shumta me punonjës të këtij sektori për vjeljen e informacionit të...

2016

ILIR LINZA

Emri i kompanisë: FPM Tutto Mobili Të ardhurat bruto 2015: 9 milionë EUR Numri i punonjësve: 166 Vendndodhja: Tiranë Egziston një perceptim i përgjithshëm se për biznesin shqiptar tashmë kanë ardhur ditë të vështira. Dhe...