RRETH NESH

Asllan Baraj


Drejtori i Përgjithshëm i Kombinatit të Qeramikës, “KID-ALB”
Xhiro e biznesit 2021: 9 milionë euro
Ndryshimi në % 21/20: +25
Numri i punonjësve: 100
Vendndodhja: Maminas, Durrës

Pronari dhe drejtuesi i Kombinatit të Qeramikës, Kid-Alb, Asllan Baraj është pady- shim një biznesmen dhe njeri i suksesshëm. Dhe kur bëjmë këtë përcaktim nuk e themi atë në trajtë klisheje, sikurse përdoret rëndom dhe në mënyrë të paargumentuar në shumë raste kjo fjalë. Ndër mend na vjen fabrika e prodhimit të tullave, një vepër madhështore e skicuar, e filluar dhe e menaxhuar prej tij. E që përgjatë gjithë historisë së saj 13-14 vjecare ka siguruar dhe konsoliduar një rol prej protagonist absolut, një status lideri i sektorit, një aktivitet që ka njohur vetëm rritje dhe një kompani, që si pak kush në biznesin shqiptar ka dëshmuar fuqi konkuruese edhe në tregjet rajonale si ai i Kosovës, Maqedonisë apo Malit të Zi. Vula më e mirë e suksesit lidhet me aftësinë e kompanisë për të likujduar brenda afatit të përcaktuar kredinë e marrë nga sistemi bankar, duke u liruar prej detyrimeve dhe duke funksionuar në kushte më komode.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2016

AVNI PONARI

Drejtor i Përgjithshëm i Sigal Unica Group Austria Emri i kompanisë: Sigal Unica Group Austria Të ardhurat bruto 2015: 40 milionë EURO Numri i punonjësve: 300 Vendndodhja: Tiranë, Prishtinë, Shkup Humori i administratorëve të kompanive...

Aktualitet

Analiza me dy fjale: pastrim parash!

Në Shqipëri, sa herë që shfaqet një fenomen ekonomik i vështirë për t’u shpjeguar, shumë njerëz nxitojnë ti vënë vulën: “është pastrim parash”. Bumi i ndërtimeve? Pastrim parash. Aktivitete sportive që dalin me humbje? Pastrim...

2016

NIKOLIN LLESHI

Emri i kompanisë: “Alba Shoes Group”, T.N.A Të ardhurat bruto 2015: 7.5 milionë EURO Numri i punonjësve: 1500 Vendndodhja: Lac, Kamëz, Vlorë, Corovodë Dy kompanitë e mirënjohura në botë, ZARA dhe GEOX një pjesë të...