RRETH NESH

Kompania GSA


Xhiro e biznesit 2022: 470 milion EUR

Ndryshimi në % 22/21: +200

Numri i punonjësve: 171

Vendndodhja: Tiranë

Aktiviteti i kompanisë GSA për vitin e kaluar është rritur në mënyrë impresionuese. Nga afro 190 milionë euro që ai ka qenë gjatë vitit 2021, në vitin 2022 shkoi në rreth 470 milionë euro. Natyrisht, ky kapërcim sasior i aktivitetit të kësaj kompani nuk përfaqëson rritje të volumeve të punës së saj në këtë masë. Pasi, si një kompani që në natyrën e aktivitetit të saj ka sigurimin e energjisë elektrike nga tregje ndërkombëtare, ajo do të ishte e ndikuar edhe nga kriza botërore që u shkaktua nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Ky veprim tronditi pikësëpari tregjet ndërkombëtare të energjisë, e mbi të gjitha atë të energjisë elektrike. Cmimet e saj u rritën disa here, por statistikat e performancës tregojnë se edhe pse periudhë krize GSA ka manovruar shumë mirë. Edhe bilanci energjitik i vitit 2022 tregon dhe konfirmon vështirësitë me të cilat është hasur vendi, sa i takon këtij produkti tepër të rëndësishëm. Prodhimi vendas i energjisë elektrike ishte në nivelin e 7 GWh nga 8.963 GWh që ishte një vit më parë ose me 21 për qind rënie. Ndërkohë, importi ishte 3.044 Gëh nga 2.253 GWh që ishte në viti 2021. Pra me
35.1 për qind rritje.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


 

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Të bojkotojmë ata që paguajnë taksa në favor të atyre që s’paguajnë?!

Sikurse mund ti ketë rënë në sy cdokujt, së fundmi është ndërmarrë një iniciativë e cila synon bojkotin e blerjeve nëpër supermarkete një ditë të muajit shkurt. Qëllimi sipas organizatorëve është protesta në këtë mënyrë...

Uncategorized

Perse Profesor Doktoret e ekonomise nuk bejne dot biznes?!

Dje biznesmeni Avni Ponari kishte botuar nje artikull shume interesant tek nje e perditshme shqiptare. Por njekohesisht edhe sfidues. Sepse ne baze te vezhgimit te tij asnje person nga ata qe jane prof. Dr ne...

Biznesmenet

KOMPANIA TOP CHANNEL

Emri i kompanisë: Top Channel Të ardhurat bruto 2014: 12 milionë EURO Numri i punonjësve: 594 Vendndodhja: Tiranë Shumë vite më parë, kur filloi procesi i dhënies së licencave kombëtare e locale për transmetime televizive...