RRETH NESH

Mehmet Memo


Menaxher i LC Waikiki për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Xhiro e biznesit 2022: 50 milionë euro

Ndryshimi në % 22/21: +11.2

Numri i punonjësve: 420

Vendndodhja: Tiranë

Përfytyroni pak dëshirën e ethshme të njerëzve për të bërë shoping, kthimin e tij në një passion dhe mani dhe nga ana tjetër alternativat e panumurta. Që përmblidhen ne boutique, qendra tregtare, dyqane të specializuara marke, dyqane ku shiten lloje të ndryshme veshjesh pa profilizim të qartë, tregje të përqëndruara etj etj. Imagjinoni pra se cfarë detyre e vështirë është të gjesh veshjet e duhura, në raport me kërkesat dhe buxhetin tënd, sa i koklavitur është orientimi në këtë “pyll” të pafund alternativash e mundësish. Megjithatë egziston një mënyrë për të parë se kë preferojnë më shumë shqiptarët. Për të identifikuar se kush janë ata dyqane që “veshin” më së shumti qytetarët e këtij vendi. Dhe kjo është xhiroja vjetore e realizuar dhe fitimi i realizuar Nga qindra subjekte që mund të jenë me natyrë aktiviteti tregtimin e artikujve të veshjes, vetëm dy kompani janë ato që renditen ndër më të mëdhatë e biznesit shqiptar. Kurse njëra prej tyre ka afro 3 vjet që është lidere e tregut. Dhe kjo është LC Waikiki Albania.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Biznesmeni të cilit qumështi i zbardh fytyrën

SHPETIM LUKU/ Kompania e përpunimit të qumështit “Erzeni” është një subject, perfomanca e së cilës përmirësohet nga viti në vit. Të paktën në tre vitet e fundit, aktiviteti i kompanisë njeh rritje me një ritem...

Uncategorized

Një “hall” biznesmeni dhe 4 probleme të biznesit shqiptar

    Shpëtim Luku Ndonjëherë përshkrimin më të të mirë të situatës ku ndodhet ekonomia nuk mund ta bëjnë as ekonomistët, as teoricienët apo akademikët, as politikanët. Mjafton një hall biznesmeni që të evidentohen disa...

2021

Gentian Karaj

Emri i kompanisë: “Albanian Motor Company” Xhiro e biznesit 2020: 13 milionë euro Numri i punonjësve: 40 Vendndodhja: Tiranë Gentian Karaj është drejtori i përgjithshëm i kompanisë së tregtimit të automjeteve të reja “Albanian Motor...