RRETH NESH

Dionis Likometa


Administrator i kompanive “R.B.H Beline” dhe “Izvor 99”

Xhiro e biznesit 2022: 50 milion EURO

Ndryshimi në % 22/21: +20

Numri i punonjësve: 60

Vendndodhja: Tiranë, Elbasan

Kompania “R.B.H Belinë” mbylli një tjetër vit të suksesshëm të saj. Duke ia bashkangjitur atë performancave fantastike të manifestuara nga ajo, që nga casti i krijimit të saj dhe duke u shndërruar në një prej investimeve private të drejtëpërdrejta më rentabël në Shqipëri. Me rreth 3.5 miliardë lekë xhiro dhe me afro 400 milionë lekë fitim “R.B. H Belinë” jo vetëm që shkroi edhe një kapitull tjetër të suksesit të saj, por ndërkohë verifikoi dhe vërtetoi edhe njëherë, aftësinë impresionuese të të bërit biznes të themeluesit dhe krijuesit kryesor të saj, Rebani Likometa. Vendimi për krijimin e rafinerisë së prodhimit të bitumit në Elbasan nuk ka qenë një vendim i tipit “kokë a pil”, por ka qenë rezultat i një njohjeje të shkëlqyer të tregut pas shumë e shumë vitesh aktivitet si tregtues i bitumit nëpërmjet kompanisë tjetër, “Izvor 99”, që ka qenë edhe kompania kryesore me të cilën ka ushtruar biznesin Rebani Likometa. Dhe duke e njohur këtë biznes me “dhëmbë e dhëmballë”, sikurse i thonë fjalës, ai e dinte se c’duhet të bënte për modifikimin dhe perfeksionimin e biznesit të tij.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Kompania “DOKO” fiton një tender të rëndësishëm në Rumani

  Viti 2017 u mbyll, por kompania shqiptare “DOKO” mori në fund te tij një njoftim tejet të rëndësishëm për veprimtarinë e saj. Ajo është shpallur fituese e një tenderi ndërkombëtar të zhvilluar në Rumani...

Blog

Emra e mbiemra që u bënë brand

Në një treg biznesi gjithnjë e më të globalizuar, emri i një kompanie shpesh zgjidhet për shkak të tingullit ndërkombëtar, marketingut apo thjesht për të qenë “trendy”. Por në Shqipëri, shumë prej kompanive më të...

Uncategorized

Kater mekatet e ndertuesve karshi qytetit e qytetareve

Kaluan me shume se 3 jave nga termeti i 26 nentorit dhe tashme vendi e qytetaret vazhdojne perpjekjet per perballimin e pasojave. Ndonese termeti, ishte i forte, ai ne te kundert me perceptimin dhe idene...